Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien importet, shkak rritja e prodhimit të energjisë

Importet e mallrave kanë shënuar rënie me 1.2 për qind gjatë pesemujorit 2015, në krahasim me janar-maj 2014. Sipas dhënave nga iNSTAT për ecurinë e tregtisë së jashtme të pesëmujorit mësohet se, rënia më e madhe i dedikohet rënies së importeve të energjisë elektrike të cilat duket se, janë zëvendësuar nga një prodhim energjie në rritje.

Vetëm në muajin maj importet e mallrave, arritën vlerën 44 mld lekë, duke u ulur me 8,3 % në krahasim me Maj 2014 dhe duke u rritur me 1,2 % në krahasim me prill 2015.

Importi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë shënoi rënie me 36 % gjatë pesëmujorit 2015. Rënie shënuan edhe prodhimet të drurit dhe të letrës të cilat spas ministrisë së Ekonomisë janë zëvendësuar me prodhim vendas. Me rënie 1.6% janë edhe materialet e ndërtimit.

Rritja më të madhe të importeve e kanë pësuar makineritë dhe pajisjet me 15 për qind gjatë pesëmujorit, të nxitura nga investimet që lidhen me projektin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll.

Me rritje janë edhe lëkurët dhe artikujt prej tyre me 9.4%, e mbështetur nga rritje e industrisë së prodhimit të këpucëve. Rritja e kanë pësuar edhe importi i produkteve kimike dhe plastike me 7%.

Në maj 2015 importet nga vendet e BE-së zënë 66,3 % të importeve gjithsej, duke u rritur 0,3 %, krahasuar me Maj 2014. Peshën më të madhe të importeve nga vendet e BE-së e zënë: italia me 53,4 %, Greqia me 14,0 % dhe Gjermania me 9,8 %. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2014 janë: italia, Austria dhe Gjermania. Ndërsa vendet me të cilët ka pasur ulje më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Kroacia. importet, në Maj 2015 krahasuar me një vit më parë, nga Kosova janë rritur duke zënë 1,2 % të importeve gjithsej.

Revista Monitor,  01.07.2015