Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Njësia A5 në KEK, jashtë prodhimit

Pak orë më parë jemi informuar për ndërprerje të paparalajmëruar dhe të paplanifikuar të njësisë A5 të KEK. Ende nuk jemi informuar për kohën e saktë të kthimit të njësisë në prodhim sidoqoftë, sipas paralajmërimeve nga KEK kjo njësi nuk do të kthehet në operim në afat kohor prej minimum dhjetë ditëve.

Ndërprerje të tilla të paplanifikuara dhe të paparalajmëruara shkaktojnë vështirësi në furnizimin me energji elektrike për konsumatorë, duke qenë se në sektorë të rregulluar publik çdo devijim nga cilido operator, shkakton probleme në funksionimin e rregullt të sektorit energjetik dhe në planifikim.

Në momentin që është njoftuar KEDS ka filluar procedurat për realizimin e importit të nevojshëm për furnizim me energji elektrike për 10 ditët në vijim. Mirëpo, në raste të tilla të paparalajmëruara dhe të paplanifikuara, importi emergjent kërkon kohë për t’u realizuar meqenëse si proces nuk varet nga KEDS. Për më shumë, një procesi i tillë kërkon disponueshmëri të mjaftueshme të energjisë për import në treg, që jo gjithmonë është e gatshme në momente të paplanifikuara.

Në përfundim, KEDS është duke bërë maksimumin që kjo avari në KEK të mos ndikojë në përditshmërinë e konsumatorëve.

energjia.al 25.06.2015