Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP njofton pronarët e tokave për takime

Njoftim!

Ju njoftojmë se Gazsjellësi Trans Adriatik TAP, I cili po zhvillon një tubacion të gazit natyror, është në procesin e fitimit të të drejtave përkatëse mbi tokën.

Në kuadër të këtij procesi kompania Abkons e kontraktuar nga TAP, do tëkryej Takime me Komunitetin në zonën tuaj. Gjithashtu Abkons do të kryeje dhe Censusin dhe Inventarin e Aseteve për parcelat që mund të ndikohen nga ndërtimi I tubacionit apo instalimeve të tjera për projektin TAP.

Anketimet për Censusin dhe Inventarin e Aseteve për parcelat që mund të preken nga ndërtimi I tubacionit dhe instalimeve të tjera të gazsjellësit TAP, do të fillojnë në datë 10 Qershor 2015 dhe do të vazhdojnë në zonën tuaj deri në datë 31 Gusht 2015.

Sipas njoftimeve të bëra më parë, do të merren në konsideratë të gjitha pasuritë e paluajtshme të ndërtuara deri në 15 Gusht 2014, të mbjellat dhe të mirat e ngjashme deri në datën e zhvillimit të Censusit dhe Inventarizimit te Aseteve.
Jeni të ftuar të merrni pjesë nëTakimin me Komunitetin.

Shqiptarja.com  24.06.2015