Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionistët, 3 ditë për të marrë kompesimin e energjisë

Pensionsitët të cilët nuk kanë dorëzuar ende dokumentet për të marrë kompensimin e energjisë, kanë afat edhe tri ditë. Vendimi i Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Financave përcakton datën 27 qershor, si afatin e fundit për të përfituar kompensimin. Të moshuarit marrin 648 lekë në muaj, pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 Kw për shtresat në nevojë. Jo vetëm pensionistët, por edhe invalidët, familjet me pagë nën 35 mijë lekë dhe personat që janë me ndihmë ekonomike mund të marrin kompensimin prej 648 lekë.

Për të marrë kompensimin, duhet të paraqitet pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore disa dokumente, për të gjitha kategoritë. Një pensionist duhet të paraqesë, fotokopjen e kartës së identitetit, deklaratë se nuk ka persona madhor në familje që nuk janë në punë dhe fotokopjen e librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara (ose fotokopje e faturave të muajve të fundit, që keni paguar energjinë).

Shqiptarja.com  24.06.20156