Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: OSHEE po planifikon faturimin aforfe

Fenomeni i faturimit është shtuar se tepërmi dhe ankesat nga abonentët janë rritur. Enti Rregullator i Energjisë në raportin vjetor të 2014 raporton se, ky fenomen është ndeshur ndjeshëm në trajtimin e ankesave të konsumatorëve, të cilët edhe pse kanë qenë me matës, përsëri janë faturuar aforfe në kundërshtim me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE –s Nr. 146, datë 24.12.2013 ”Mbi kërkesën e kompanisë “Cez-Shpërndarje” sha, në administrim të përkohshëm, për vendosjen e faturimit aforfe”.

Sipas këtij vendimi “faturimi aforfe Kapitulli 7 – Aktiviteti i Entit Rregullator të Energjisë 107 do të aplikohet për klientët familjare pa matës ose për konsumatorët me matesa të demtuar dhe jashtë kushtit teknik. Faturimi do të aplikohet për një periudhë jo me shumë se 2 muaj”.

ERE vëren se, gjatë vitit 2014 janë vendosur faturime aforfe jashtë tabelës së përcaktuar nga ERE dhe gjithashtu në rastet e matëseve të dëmtuar janë konstatuar raste ku faturimi aforfe është aplikuar nga kompania për një periudhë më të madhe se dy muaj. ERE ka trajtuar rreth 259 ankesa me objekt faturimin aforfe.

ERE raporton se, vazhdon të ndihet fenomeni i moskreditimit të abonentëve që megjithëse kanë kryer të gjitha pagesat e konsumit të energjisë, rezultojnë debitorë. Ky ka bërë që shumë konsumatorë të përballen me ndërprerjen e padrejtë të energjisë elektrike. ERE njofton se nga dokumentacioni i shqyrtuar është konstatuar se, bëhet fjalë për raste ku konsumatorët i kanë kryer pagesat kryesisht me bankë ose postë dhe në këto raste vërejmë mos rakordimin e faturave të paguara. Por janë vënë re edhe raste të kryerjes se pagesave në zyrat e shitjes dhe për të cilat mungon dokumentacioni i kryerjes së këtyre pagesave. Procedura e ndjekur për këta konsumatorë, ka qenë kryerja e verifikimit në vend të Librezës origjinale apo pagesat e kryera ne Arkë apo Bankë, me Sistemin e Billingut të “OSHEE”sh.a, duke bërë me pas sistemimet e nevojshme.

Revista Monitor,  18.06.2015