Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji, prodhimi arriti në 4.7 TWh në 2014

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet gjatë vitit që lamë pas ka shënuar rritje.

Situata optimale dhe reshjet e shumta bënë që, prodhimi vjetor të arrijë në rreth 4.7 teravatorë, ndërsa piku maksimal është arritur gjatë muajit Dhjetor me 492 mijë megavatorë të prodhuar. Në vitin 2013, energjia e prodhuar në vend kapte një vlerë prej 4.5 teravatorë, ndërsa diferencën në rritje duket se ka ndikuar energjia e prodhuar nga hidrocentralet private.

Për vitin 2014, 3.4 teravatorë energji elektrike u prodhuan nga hidrocentralet publike dhe 1.3 teravatorë nga ato private. Në vitin 2013, energjia e prodhuar nga hidrocentralet private arrinte në 0.9 teravatorë. Pritshmëritë janë që edhe viti 2015 të ketë një bilanc pozitiv përsa i përket prodhimit të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë se do të rritet numri i hidrocentraleve private që do të hyjnë në fazën e gjenerimit.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme, prodhimi nga hidrocentralet private do të zërë 18% të totalit gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse prodhimi i energjisë në vendin tonë vazhdon të jetë në rritje, sistemi i furnizimit vazhdon të jetë i varur nga importi, pasi i gjithë gjenerimi energjetik nuk mjafton për të mbuluar nevojat për konsum, edhe pse kjo varësi ka ardhur në rënie nga viti në vit.

Faktori kryesor është masat drastike të ndërmarra për uljen e humbjeve dhe vjedhjeve të energjisë elektrike në rrjet, duke bërë që për vitin 2014, konsumi total në vendin tonë të kapte një vlerë pak më të lartë se 5 teravatorë.

Scan TV,  18.06.2015