Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mashtroi me CEZ-in, kërkohet konfiskimi

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Kastriot Ismailaj, që akuzohet se ka vjedhur 5 milion euro nga CEZ.

Në kërkesën e saj, prokuroria kërkon konfiskimin e 18.5 milion lekëve të reja dhe 940 mijë dollarëve të gjendura në llogaritë e Ismailajt.

Ajo kërkon gjithashtu edhe sekuestrimin e dy automjeteve Aimler Chrysler dhe Volsvagen Pasat, të regjistruara në emër të tij.

Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive.

Njëra prej tyre merrej me mbledhjen e borxheve të CEZ.

Por, Ismailaj akuzohet se ka vjedhur 5 milion euro nga mbledhja e këtyre borxheve.

Tashmë ai është në burg.

Gazeta Dita, 17.06.2015