Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karikimi i smartphon-it me enrgji diellore

Dy studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës po përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në  garën ndërkombëtare të risive teknologjike “GIST TECH Competition 2015” që mbështetet nga Departamenti Amerikan i shtetit.

Grigor Basha dhe Mikel  Çuni kanë krijuar një inovacion teknologjik të quajtur Smart Charging, që synon  ndërtimin e një stacioni me strukturë multifunksionale, e cila do t’a përdorë energjinë e rinovueshme, panelet diellore për të bërë të mundur mbushjen e telefonave celularë.

Gjithashtu struktura do të ketë një sërë funksionesh të tjera si  opsioni  Wi-Fi dhe logimi në internet.

Inovacioni i këtyre studentëve aktualisht është ndër 15 projektet  më të mira nga 792 gjithsej nga 74 vende të botës.

Finalja e madhe e këtij konkursi do të mbahet në Kenia, aty ku do të zhvillohet Samiti Botëror i Sipërmarrjes 2015.

Deri atëherë, dy të rinjtë shqiptarë apelojnë për mbështetje të publikut shqiptar përmes votave në linkun e  konkursit .

Numri i votimeve është i pakufizuar mjafton të votoni njëherë çdo 24 orë me një adrese e-maili aktive për djemtë me profilin  #smartboys. Ose me një llogari aktive facebook-u.

Sa më shumë e-maile aktive aq më tepër vota e aq më tepër shanse për Shqipërinë dhe shqiptarët për t’u përfaqësuar në finalen e madhe.

Votimi përfundon me datë 11 Qershor.

Shqiptarja.com  31.05.2015