Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol shpëton buxhetin e shtetit

Albpetrol ka arkëtuar rreth 31 milionë dollarë nga shitja e 100 mijë tonë naftë bruto në një ankand të hapur i cili u finalizua me sukses sipas shpalljes në Agjencinë e Prokurimit Publik me 15 maj.

Garën e fitoi kompania “TPD-Trading Petrol&Drilling” sha, Tirane “, cili ka ofruar për këtë  ankand çmimin 72.52% e çmimit Brent – 5.5 USD/bbl + K, K=0.1 USD pa TVSH.

Duke marrë në konsideratë këtë formulë Monitor përllogariti se, vlera e përfituar  është rreth 31 milionë dollarë, e cila sipas burimeve në Albpetrol në pjesën më të madhe të saj do të derdhët në buxhetin e shtetit.

Agjencia e Prokurimit Publik  pohon se,  oferta e e “TPD-Trading Petrol&Drilling” sha, Tiranë është identifikuar e suksesshme.

Kompania ndërkohë duhet të paguajë pranë Drejtorisë së Prokurimit Publik të Albpetrol sha, rruga Fier – Patos në Fier, sigurimin e kontratës, në masën 10% të vlerës së përllogaritur te kontratës në vlerë 3 148 728 (tre milion e njëqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e tetë) USD siç parashikohet në dokumentet e ankandit, brenda 10 (dhjete) ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

“Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar” njofton Albpetrol.

Derdhja e dividendit të e kësaj shume në buxhetin e shtetit do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme mbajtjen nën kontroll të treguesve buxhetore që këtë vit janë cenuar ndjeshëm nga rënia e të ardhurave tatimore.

TPD-Trading Petrol & Drilling është shoqëeri aksionare dhe është regjistruar në QKR me qershor të vitit 2012.

Kompania ka objekt kryesor të aktivitetit import-eksport, transport, tregtim me shumice të naftës bruto, gazit natyror, gazit të lengshëm, nënprodukteve të përpunuara të naftës si benzinë etj.

Revista Monitor,  23.05.2015