Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i energjisë nuk ka ndikuar inflacionin

Mesatarizmi i çmimit të energjisë në fund të vitit 20214 në 9.5 për të gjithë konsumatorët familjare dhe heqja e fashës mbrojtëse 300 kilovat me çmim të ulët, 7.5 lekë duket se, i ka ndikuar pozitivisht shpenzimet e familjeve shqiptare për energji.

Banka e Shqipërisë ka analizuar ecurinë e inflacionit për tremujorin e parë të vitit dhe ka konstatuar se, në muajin mars, u reflektua në llogaritjen e IÇK-së edhe efekti i zbatimit të skemës së re të tarifimit të energjisë elektrike. Kjo skemë rezultoi të ketë ndikuar në reduktimin me rreth 0.1 pikë përqindje të inflacionit total në muajin mars.

Banka pohon se, ky reduktim pritet të mbartet në vlerën e inflacionit total gjatë vitit në vazhdim, deri në shuarjen e këtij efekti.

Mesatarizimi duket të ketë lehtësuar pagesat për konsumatorët mbi 600 kilovat të cilët me skemën e re paguajnë më pak energji.

Me skemën e re për konsumin deri në 300 kilovat, fatura mujore rritet me 23%.

Një familje që aktualisht konsumon 600 kilovat në muaj, paguante 2350 lekë për konsumin deri në 300 kilovat dhe 4050 të tjera mbi këtë nivel, duke u faturuar gjithsej me 6360 lekë.

Me tarifat e reja, kjo familje tani paguan 5700 lekë, ose 660 lekë më pak. Duke filluar që nga marsi, faturat e energjisë kanë qenë do të jenë më të lira për shtresat e mesme dhe ato me të ardhura më të larta dhe më të shtrenjta për më të varfrit.

Tarifa për një familje të varfër është rritur 23% dhe për një familje me të ardhura të mesme tarifa është ulur me 10.3%.

Revista Monitor, 19.05.2015