Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjirokastër, merr flakë shtylla e tensionit

Shkarja e një maisivi dheu pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në Gjirokastër ka marrë me vete një pishë e cila ka rënë mbi linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar edhe flakë.

Si pasojë pjesa më e madhe e qytetit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të stakimit të linjës nga hidrocentrali i Bistricës.

Aksi nacional ku po kryhen punimet për ndërtimin e shëtitores në hyrje të Gjirokastrës deri në Virua është bllokuar, pasi kalimi i mjeteve në këtë pjesë mund të përbënte rrezik.

Energjia elektrike është ndërprerë edhe në kohën kur po zhvillohej Festivalit Folklorik rreth orës 22:20 minuta dhe gjithashtu ndërprerje ka pasur edhe në spitalin rajonal, ku është vënë në funksion menjëherë gjeneratori.

Deri në orët e vona është punuar për evitimin e rrezikshmërisë në këtë pjesë duke prerë pishën, zhvendosur masivin e baltës dhe riparimimin e linjës së këputur.

Ora News, 13.05.2015