Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Franca eksploron Kubën për naftë

Kompania e madhe franceze e naftës, Total nënshkroi një marrëveshje të hënën për të eksploruar naftë në det të hapur me kompaninë shterërore të naftës së Kubës CubaPetroleo (Cupet) në një marrëveshje të arritur gjatë një vizite në vendin komunist të drejtuar nga presidenti francez Francois Hollande.

Televizioni shtetëror kuban njoftoi marrëveshjen e eksplorimit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një duzinë firmash të huaja kanë hulumtuar në ujërat e thella të Kubës gjatë viteve, duke investuar në katër puse, por duke mos gjetur naftë.

Total ka hulumtuar në afërsi të bregut, duke shpuar dy puse në fillim të viteve 1990. Ata nuk gjetën gjë dhe Total u largua në vitin 1995.

Për më shumë se një dekadë, Kuba ka afirmuar se Zona e saj Ekskluzive Ekonomike përtej bregdetit veriperëndimor zotëron më shumë se 20 miliardë fuçi bruto të pazbuluara.

Javën e kaluar Kuba zbuloi të dhëna të reja duke konfirmuar se në thellësi të ujërave të saj në Gjirin e Meksikës gjendeshin miliarda fuci nafte.

Studimi Gjeologjik i SHBA ka vlerësuar se rajoni zotëron 5-7 miliard fuçi.

Firma shtetërore venezuelane e naftës PDVSA dhe firma shtetërore ruse Zarubezhneft ende ruajnë të drejtat e eksplorimit, sipas Roberto Suarez Sotolongo, bashkë-drejtor i Cupet.

Kuba shpreson se zbulimi i naftës në det të hapur do ta clirojë atë nga varësia ndaj vendeve të tjera, të tilla si aleati socialist, Venezuela.

Revista Monitor, 12.05.2015