Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Teknologji e re, energji nga rrobat

Pajisjet elektronike të zgjuara janë duke u bërë shumë të famshme, por t’i karikosh ato mund të jetë shumë problematike. Shkencetaret e Korese se Jugut thonë se ata kane zhvilluar nje materia qe gjeneron energji qe mund te fuqizoje nje rang te tere pajisjesh. Thjesht prekja e lehte e këtij materiali, i njohur si nanogjenerator triboelektrik qe vishet, mund te fuqizoje pajisje si pershembull, nje telekomande ne distance per makinat ose nje distinktiv te ndriçuar. Profesor Kim Sang Woo, drejtoi kërkimin ne Universitetin e Sungkyunkwan.

‘Njerezit përpiqen te heqin elektricitetin statik ne jetën e përditshme dhe përpjekjet per ta përdorur ate si nje burim energjie ishin goxha te limituara. Kjo eshte arsyeja pse ne filluam kete kërkim, per te përdorur elektricitet statik si nje burim energjie’ thotë ai.

Shtresat e tekstiles te veshur me ngjyre te argjendte fërkohen me nje film organik polimer. Kërkuesit kane treguar se elektriciteti i krijuar nga ky fërkim mund te ngarkoje dritat, ekranet dhe me shume.

‘Me kete energji, ne mund te fuqizojmë dioda qe emetojnë drite dhe ekrane me kristal likuide pa patur nevoje per nje burim energjie te jashtëm, sikurse edhe te demonstrojmë pajisje me fuqi te ulet si sensoret,’ thotë Kim Sang Woo.

Zhvilluesit e shohin kete produkt te zgjuar teksa lidh njerëzit me produktet e përditshme qe ata përdorin.

‘Nese teknologjitë per Internetin e Gjerave zhvillohen me shume ne te ardhmen, sensore te ndryshëm mund te lidhen me lekuren njerezore. Materiali mund te jete nje burim energjie i pavarur per këta sensore,’ sugjeron profesori.

Materiali i palosshëm eshte shume me i lehte per tu veshur se sa nje bateri e madhe. Kështu qe karikimi i telefonit teksa ju ecni mund te jete nje hap me afër ndaj realitetit.

Nga materiali i zgjuar i kthejmë sytë tani drejt sensoreve te zgjuar. Imagjinoni nje dysheme qe ndizet teksa dikush ecën sipër saj. Kërkuesit finlandeze ne kompaninë VTT jane duke zhvilluar sensore te zgjuar te lidhur me ambjentin per te dërguar informacion direkt ne smartfon. Zhvilluesit thonë se sensoret mund te perdoren per ndriçim te orientuar, alarm per hajdutet ose edhe per nje monitor fëmijësh.

‘Ajo qe ne po shohim këtu jane njerëz qe po dallohen teksa ecin ne korridor. Kjo bazohet ne kamera me fushe te thelle. Ne po përdorim dallimet per te kontrolluar ndriçimin ne korridor ne menyre qe te orientojmë njerëzit ne vendet qe ata po drejtohen,’ thonë shkencëtari Esa –Matti Sarjanoja.

Trendi per te lidhur pajisjet qe na rrethojnë me pajisjet e zgjuara, i njohur si Interneti i Gjerave, eshte duke u rritur me shpejtësi. Kompania thotë se teknologjia mund te perdoret gjithashtu per qëllime sigurie. Per shembull, nje llambe LED mund te vendoset ne nje menyre alarmi per hajdutet, duke ndjere lëvizjet e personave te huaj ne shtëpi dhe duke dërguar lajmërime ne nje pajisje te zgjuar permes dites.

Disa përdorime te tjera përfshijnë vendosjen e sensoreve te zgjuar ne monitorë bebesh. Beberoni i zgjuar prototip i kompanisë mbledh informacion mbi temperaturën e bebes, frymëmarrjen dhe ushqimin dhe e dërgon informacionin ne nje smartfon.

Ne Finlanden enegjike, fëmijët shpesh qëndrojnë per te fjetur jashtë, madje edhe ne temperatura tejet te ulëta. Prindi Soledad Peresin thotë se ajo do te perdore kete sistem ne menyre te rregullt.

‘Une mund te monitoroj temperaturën e saj, temperaturën e trupit te saj, temperaturën jashtë nëse ka nje ulje te papritur te temperaturës. Une mund te shkoj dhe ta marr ate brenda dhe gjithashtu me jep informacion mbi presionin e thithjes se saj. Kur e njeh fëmijën mjaftueshëm mire per te ditur edhe modelin e thithjes, ju e dini se kur ajo do te zgjohet gjithashtu, ‘thotë ajo.

Kompania eshte e gatshme te zgjeroje përdorimin e sensoreve te saj te zgjuar me karakteristika si përshtatja e dritave me ndryshimin e ngjyrave, zbehja dhe lëshimi i dritave te gjata. Ata e shohin përdorimin e sensoreve per nje varietet zgjidhjesh te ndriçimit nga kursimi i energjse ne llambat e dritave ne vete përshtatjen e ndriçimit te brendshëm.

Ora News,  12.05.2015