Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Formohet asambleja e Komunitetit të Energjisë

Përfaqësuesit e Parlamenteve të vendeve nënshkruese të Traktatit të Energjisë për Evropën Juglindore u pajtuan të enjten në Bruksel që të formohet Asambleja Parlamentare e palëve nënshkruese të Traktatit.

“Roli i Asamblesë Parlamentare te Komunitetit të Energjisë do jetë në mbikëqyrjen e reformave të politikave energjetike në vendet respektive si dhe harmonizimi i legjislacionit në rajonal me atë të BE”, ka thënë deputeti I Kuvendit të Kosovës, Besim Beqaj i cili në emër të Kuvendit të Kosovës mori pjesë në këtë takim.

Në këtë takim Beqaj ka prezantuar progresin e arritur në reformën e sektorit energjetik në Kosovë dhe ka kërkuar që roli i Sekretariatit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. të forcohet në ndërmjetësimin e kontesteve në mes të palëve kontraktuese.

Ndryshe Traktati i Komunitetit të Energjisë është institucion i Unionit Evropian dhe nga palët kontraktuese kërkon që të zbatojnë pjesë të rëndësishme të acquis communautaire, ofron mundësi për krijimin e një tregu të vetëm të energjisë dhe mekanizmin për operim e tregjeve të energjive që përcillen nëpërmjet

Ai gjithashtu themelon edhe institucionet e Komunitetit të Energjisë, si dhe procesin e vendimmarrjes. Pas procesit të miratimit dhe shpalljes, Traktati hyri në fuqi më 1 Korrik 2006.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  08.05.2015