Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet lista e blloqeve të naftës

VENDIM

Nr. 335, datë 22.4.2015 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 279, DATË 12.4.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË OBJEKTEVE TË OPERACIONEVE HIDROKARBURE, PJESË E MARRËVESHJES SË LIDHUR MË 26.7.1993, NDËRMJET MINISTRISË SË INDUSTRISË, BURIMEVE MINERARE DHE ENERGJETIKËS (SOT MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË) DHE ALBPETROL-IT, BASHKËSISË EKONOMIKE TË NAFTËS DHE GAZIT (SOT SHOQËRIA “ALBPETROL”SH.A.)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12 e 13, të ligjit nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (Kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr. 279, datë 12.4.2012, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”.
b) Në listat “B” dhe “C” të objekteve të operacioneve hidrokarbure, pjesë e marrëveshjes së lidhur më 26.7.1993, ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë) dhe Albpetrol-it, Bashkësisë Ekonomike të Naftës dhe Gazit (sot shoqëria “Albpetrol”, sh.a.), miratuar me vendimin nr. 279, datë 12.4.2012, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet sipas listave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama

**************************************************************

NDRYSHIMI I LISTËS SË OBJEKTEVE TË KRYERJES SË OPERACIONEVE HIDROKARBURE, BASHKËLIDHUR MARRËVESHJES SË LIDHUR MË DATË 26.7.1993, MIDIS MINISTRISË SË INDUSTRISË, BURIMEVE MINERARE DHE ENERGJETIKËS (SOT MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË) DHE ALBPETROL-IT, BASHKËSISË EKONOMIKE TË NAFTËS DHE GAZIT (SOT SHOQËRIA “ALBPETROL” SHA)

1. Në listën “B” të marrëveshjes, hiqen këto objekte kërkimi:
Blloku i Panajasë
1. Ndërprerja e gjerësisë gjeografike veriore 40º 36’ 17” V me vijën bregore të detit Jon të përcaktuar me nivelin mesatar të baticës:
2. 40º 36’ 17” V 19º 37’ 00” L;
3. 40º 27’ 00” V 19º 37’ 00” L;
4. 40º 27’ 00” V 19º 29’ 10” L; ose
Ndërprerja e gjerësisë gjeografike veriore 40º 27’ 00” V me vijën bregore të përcaktuar me nivelin mesatar të baticës.
Blloku i Dumresë
1. 41º 00’ 00.0” V 19º 45’ 00.0” L;
2. 41º 00’ 00.0” V 19º 48’ 00.0” L;
3. 41º 05’ 00.0” V 19º 48’ 00.0” L;
4. 41º 05’ 00.0” V 20º 02’ 00.0” L;
5. 40º 50’ 00.0” V 20º 02’ 00.0” L;
6. 40º 50’ 00.0” V 19º 45’ 00.0” L.
2. Në listën “C” të marrëveshjes hiqen këto objekte kërkimi.
Blloku 1
41º 30’ 00” V 20º 00’ 00” L;
41º 30’ 00” V 20º 28’ 10” L;
41º 05’ 23.8” V 20º 37’ 59.1” L;
41º 00’ 00” V 20º 38’ 20” L;
41º 00’ 00” V 20º 02’ 00” L;
41º 05’ 00” V 20º 02’ 00” L;
41º 05’ 00” V 20º 00’ 00” L.
Blloku 4
40º 09’ 10.0” V 20º 41’ 25.0” L;
40º 20’ 00.0” V 20º 30’ 00.0” L;
40º 30’ 00.0” V 20º 30’ 00.0” L;
40º 30’ 00.0” V 20º 15’ 00.0” L;
40º 20’ 00.0” V 20º 15’ 00.0” L;
40º 20’ 00.0” V 20º 00’ 00.0” L;
40º 05’ 00.0” V 20º 00’ 00.0” L;
39º 55’ 00.0” V 20º 15’ 00.0” L;
39º 55’ 00.0” V 20º 20’ 50.0” L.
Pika 1. Është ndërprerja e linjës 1-2 me linjën e kufirit ndërkombëtar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Pika 9. Është ndërprerja e paralelit 39º 55’ V me linjën e kufirit ndërkombëtar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Blloku 5
40º 27’ 00.0” V 19º 29’ 10.0” L;
40º 27’ 00.0” V 19º 37’ 00.0” L;
40º 14’ 00.0” V 19º 37’ 00.0” L;
40º 14’ 00.0” V 19º 58’ 00.0” L;
40º 20’ 00.0” V 19º 45’ 00.0” L;
40º 20’ 00.0” V 20º 00’ 00.0” L;
39º 57’ 30.0” V 20º 00’ 00.0” L;
39º 52’ 00.0” V 20º 09’ 40.0” L;
39º 55’ 00.0” V 20º 15’ 00.0” L;
39º 55’ 00.0” V 20º 20’ 50.0” L;
39º 38’ 49.8” V 20º 00’ 31.5” L.
– Pika 1. Është ndërprerja e paralelit 40º 27’ V me vijën bregdetare të detit Adriatik në gjirin e Vlorës.
Pika 10. Është ndërprerja e paralelit 39º 55’ V me linjën e kufirit ndërkombëtar midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Pika 11. Është ndërprerja me vijën bregdetare të detit Jon me vijën ndërkombëtare të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Blloku 6
41º 00’ 00”V 20º 15’ 00”L;
41º 00’ 00”V 20º 38’ 20”L;
40º 09’ 10”V 20º 41’ 25”L;
40º 20’ 00”V 20º 30’ 00”L;
40º 30’ 00”V 20º 30’ 00”L;
40º 30’ 00”V 20º 15’ 00”L.
Blloku 7
42º 00’ 00” V 19º 45’ 00” L;
42º 00’ 00” V 20º 36’ 30” L;
41º 30’ 00” V 20º 28’ 10” L;
41º 30’ 00” V 20º 00’ 00” L;
41º 40’ 00” V 20º 00’ 00” L;
41º 30’ 00” V 20º 28’ 30” L.
Blloku 8
Ndërprerja e gjerësisë gjeografike 42º 05’ 00″ V me kufirin e njohur ndërkombëtarisht midis Shqipërisë dhe Malit të Zi:
42º 05’ 00” V 19º 45’ 00” L;
42º 00’ 00” V 19º 45’ 00” L;
42º 00’ 00” V 20º 36’ 30” L.
Blloku C
Ndërprerja e gjerësisë 41º 20’ 00” V me vijën bregore në nivelin mesatar të baticës:
41º 20’ 00” V 19º 45’ 00” L;
41º 00’ 00” V 19º 45’ 00” L.
Ndërprerja e gjerësisë 41º 00’ 00” V me vijën bregore në nivelin mesatar të baticës (kufiri jugor).

energjia.al 01.05.2015