Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça në veri, kontrata milionëshe

Menaxhmenti serb i ndërmarrjes “Trepça” në veri, që punon, prodhon e shet, ndaras nga pjesa tjetër e kësaj ndërmarrje në jug, këtë muaj ka lidhur kontratë milionëshe me kompani nga Londra dhe Polonia për shitjen e plumbit dhe zinkut.

Dokumentet e dy kontratave që i posedon gazeta Zëri, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen 24 milionë euro brenda vetëm një viti.

Edhe zyrtarisht kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për eksportin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit.

Nga shitja e koncentratit të plumbit që do t’i dërgohet kompanisë “Mineco Internatinal Limited” të Londrës, serbët e veriut të Kosovës do të përfitojnë 18.650.000 euro.

Kjo firmë, sipas dokumenteve të menaxhmentit të “Trepçës” në veri, është fituese e tenderit për blerjen e koncentratit të plumbit.

Ndërkaq, kontrata tjetër e menaxhmentit të “Trepçës” në Zveçan njofton edhe për shitjen e koncentratit të zinkut, në vlerë prej 5.5 milionë eurosh, dhënë kompanisë polake nga “Beloslava”, me ç’rast që të dy kontratat bashkë bëjnë rreth 24 milionë euro.

Telegrafi,  28.04.2015