Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Paneli diellor revolucionar

Kompania “IBM” ka krijuar një sistem termik që mund të grumbullojë energjinë e 2000 diejve. Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë, i cili mund të përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar, apo për sistemet e prodhimit të ajrit të kondicionuar.

Problemi i kolektorëve modernë të energjisë diellore është se ata mund të thithin vetëm një sasi të vogël e minimale të energjisë, ndërsa pjesa më e madhe humbet e nuk mund të shfrytëzohet, por teknologjia në fjalë e eliminon këtë problem.

Shkencëtarët shpresojnë se, i ashtuquajturi sistem termik i përqendrimit të lartë fotovoltaik (HCPVT) mund të sigurojë energji të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën.

Çdo çip mund të konvertojë dhe të prodhojë mesatarisht 200-250 vat energji gjatë një dite tipike me diell (8 orë). Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë Celsius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze, ku ai avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth 30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit thithës.

Sipas organizatës mjedisore “Greenpeace”, kjo teknologji mund të cilësohet si lojtari i tretë më i madh në industrinë e prodhimit të energjisë së qëndrueshme. Kërkuesit vlerësojnë se mjafton vetëm 2 për qind e sipërfaqes së Saharasë për të plotësuar të gjitha nevojat për energji të planetit. Projekti është financuar nga Komisioni Zviceran për Inovacionin dhe Teknologjinë, me një investim prej 2.4 milionë dollarësh.

Gazeta Shekulli, 21.04.2015