Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, të gjelbrit kundër kërkimeve për naftë

Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kroacisë, ORaH lançoi fushatën e vet nën moton “Thojini Jo naftës në Adriatik, thojini PO zhvillimit të qëndrueshëm,” duke shpresuar të parandalojë fillimin e eksplorimit për naftë dhe gaz në Detin Adriatik, që e konsideron të rrezikshëm në aspektin mjedisor.

Procesi i eksplorimi është caktuar të fillojë në qershor kur qeveria kroate synon të nënshkruajë kontrata me kompani energjetike.

Tenderi për eksplorimin në det të hapur dhe shpimin u lajmërua nga qeveria në prill 2014 dhe në janar një komitet i pavarur dha dhjetë licenca eksplorimi te pesë kompani në tre shoqëri.

Por ORaH pretendon se qeveria kroate nuk respektoi procedurat ligjore në lançimin e projektit, duke thënë se studimi i realizueshmërisë ishte me të meta dhe se nuk pati mjaftueshëm debat publik për projektin.

Partia shpreson të rrisë ndërgjegjësimin e rreziqeve të mundshme dhe shprehu kundërshtim përmes Facebook, Twitter, YouTube dhe uebsajtin e tij. Gjithashtu publikoi një video promocionale që nënvijëzonte mbështetjen për fushatën nga këngëtari kroat Davor Gobac dhe aktorët Judita Frankovic dhe Goran Navojec.

Shtatë licenca eksplorimi i janë dhënë një partneriteti të US Marathon Oil dhe OMV së Austrisë, dy firmës kroate-hungareze INA dhe një një partneriteti të ENI-t të Italisë dhe Medoilgasit britanik.

Licencat janë të garantuara për dy vjet, pasuar nga një zgjatje të mundshme tre-vjeçare, në varësi të vlerësimit të aktiviteteve të eksplorimit. Pasi të plotësohet procesi pesë-vjeçar, një koncesion shfrytëzimi për 25 vjet mund të jepet.

Ministri i ekonomisë Ivan Vrdoljak tha në janar se pesë kompanitë do të investojnë rreth 520 milionë euro gjithsej, duke paguar një total prej 13 eurosh më parë, gjatë nënshkrimit të kontratave

Vrdoljak ka vlerësuar se ka mundësi të ketë tre miliard fuçi naftë në Adriatik. Disa ekspertë kanë mbështetur pretendimet e tij, ndërsa të tjerë i kanë quajtur hamendësime.

BIRN,  21.04.2015