Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aktori i Portokallisë padit kompaninë e naftës

Aktori i Portokallisë, Gazmend Paja ka paditur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës shoqërinë e naftës “”Bolv-Oil” sh.a për mos shlyerje të detyrimeve që kjo kompani i detyrohej.

Në bazë të padisë që aktori Paja ka bërë rezulton se kompania i detyrohet 12.000 euro. Gjithashtu ai kërkon edhe 46.000 euro si dëm të shkaktuar nga zgjedhja e parakohshme e kontratës.

Objekti i Padisë së Gazmend Pajës
1. Detyrim per pagimin e shumes 12.000 Euro, rrjedhur nga mospermbushja e detyrimit kontraktor per pagimin e sherbimeve dhe kamatat ligjore mbi kete shume deri ne diten e ekzekutimit te vendimit

2. Detyrim per pagimin e shumes 46.000 Euro, si dem i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat Iigjore mbi kete shume deri ne diten e ekzekutimit te detyrimit.

Shqiptarja.com  18.04.2015