Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petromanas ndërpret kërkimet

Zbehet optimizmi i kompanisë që vetëm një vit më parë zgjoi interesin e lartë të shoqërive të huaja për burimet natyrore shqiptare, pas zbulimit të naftës në Shpirag….

Kompania e nxjerrjes dhe shfrytëzimit të naftës në bllokun 2 dhe 3 në Berat, Petro Manas duket se do të shtyjë planin e investimeve për kërkimin dhe nxjerrës së naftës në pusin Shpirag 2 dhe 3. Në faqen zyrtare të kompanisë në internet mësohet se, janë duke u marrë në shqyrtim opsionet financiare për zhvillimin e puseve të reja. Thellësia rreth 6000 metër në të cilët gjendet nafta në këto zona bashkë me vështirësitë që kanë krijuar shtresat argjilore, ka krijuar kosto më të larta nga parashikimet fillestare të kompanisë. Ndaj edhe planet e investimet në kontratë po rishikohen.

Ngërçin në kërkimin e naftës nga Petro Manas e ka pohuar për mediat edhe kreu i Agjencisë Kombëtare te Burimeve Natyrore ( AKBN) Dael Dervishi, i cili tha se, në bllokun 2, 3 në tokë ku operon Petromanas Shell, kompania ka deklaruar që ka naftë, por aktualisht po studiohet për vlerën tregtare të saj, duke qenë se nafta është zbuluar rreth 6000 m nën tokë.

Çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar kanë rënë me 40 për qind që kur kompania nisi shpimin në pusin e parë. Por duke që kostoja për shpinim e një pusi i kalon 40 milionë dollarët sipas burimeve zyrtare të kompanisë, çmimi më të cilin shitet nafta bruto sot nuk justfikon investimin. Por kompania ka pohuar se, nuk po heq dorë nga investimet në kërkimin e naftës, por ka shtyrë në kohë me vonë gjatë vitit 2015 investimet në puset 2 dhe 3. Për shkak të vështirësive të gjetura gjashtë shpimit në Molisht kompania është duke përforcuar teknologjinë e kërkimit.

Në lidhje me përformancën e ardhshme të kompanisë, Petromanas ka dhënë disa supozime të arsyeshme mbi faktorët që ndikojnë veprimtarinë e kërkimit në Shqipëri.

Përveç kostove të parashikuara të shpimit Petro Manas sheh si rrisqe të aktivitetit në Shqipëri miratimet e nevojshme operative rregullatore nga qeveria shqiptare, pritjet dhe supozimet në lidhje me, çmimet e mallrave, këmbimin valutor, efikasitetin e kapitalit dhe kosto-kursimet, ligjet tatimore, rrisku politik..

Nw tetor 2013, kompania holandeze Royal Shell dhe ajo Petromanas njoftuan se rezultatet e para të testimit në pusin ‘Shpiragu 2′ kanë konfirmuar praninë e rezervave të ndjeshme të naftës. “Petromanas Energy Inc.” dhe “Royal Dutch Shell plc” shpallën rezultatet pozitive të testimit të pusit Shpirag-2 në Blloqet 2-3 në tokë Shqipëri. Operacionet e testimit filluan në mes të Tetorit 2013. Gjatë testimit të zgjatur, në pusin Shpirag-2 intesiteti ishte 800 deri në 1,300 barrela në ditë, me densitet 35 deri në 37 gradë.

Zbulimi në nëntor nga Royal Dutch Shell dhe Petromanas Energy Inc të naftës dhe gazit me cilësi të mirë në testet në puset e tyre të para në Shpirag, në jug të Shqipërisë rriti ndjeshëm interesin e investitorëve të huaj për të investuar në nxjerrjen e naftës shqiptare.

Në maj 2014 u bë public lajmi se Shqipëria planifikon të nxjerrë në ankand 13 blloqe eksplorimi nafte—12 në tokë dhe një në det—te kompanitë vendase dhe të huaja.

Revista Monitor, 14.04.2015