Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, potenciale të pashfrytëzuara energjitike

Investitorët në kapacitetet e rinovueshme të burimeve të energjisë duhet të fokusohen në realizimin e projekteve pa humbur kohë në procedurat administrative, por në kushtet për të përmbushur procedurat në vend të tyre, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështjet Ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Peshevski, në forumin e Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, tha se potenciali në këtë segment nuk është përdorur ende sa duhet, edhe pse shteti ishte përpjekur shumë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në sferën e rregulloreve dhe procedurave. Qeveria është e interesuar për të gjitha propozimet e mira, kryesisht për ato që garantojnë norma pozitive mbi të ardhurat e kapitalit.

Në vitet e fundit, disa prej politikave në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë janë kritikuar pak a shumë, por nga këndvështrimi i sotëm duket se janë ndërmarrë hapat e duhur në kohën e duhur, tha ai, duke shtuar se nuk ndihet i kënaqur me kohëzgjatjen e procedurave, edhe pse janë bërë shumë përmirësime në këtë sektor.

Në lidhje me rregullatorin, progresi është i dukshëm për shkak se disa vjet më parë nuk ka pasur zgjidhje për sa i përkiste këtij sektori dhe shumë prej rregulloreve ose akteve të tjera miratoheshin shpejt, në mënyrë që të viheshin në veprim disa objekte, tha Peshevski.

Kryetari i Grupit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, Koco Angjusev, tha se deri tani, 250 deri në 300 milionë euro janë investuar në këto lloj kapacitetesh në Maqedoni, nga të cilat janë realizuar vetëm 170 milionë euro.

Në Maqedoni, gjatë viteve të fundit, janë instaluar mbi 40 megavat të energjisë hidrike (hidrocentralet e vogla), 36 megavat të termocentraleve të erës dhe mbi 15 megavat fotovoltaik. Angjusev tha se janë duke u ndërtuar hidrocentrale të vogla rreth 50 megavat ose një total prej 130 megavat, që është pothuajse e njëjtë me termocentralet e ‘St. Petka’ dhe ‘Kozjak’ të marra së bashku.

Revista Monitor, 13.04.2015