Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stream Oil, përgjysmohet prodhimi i naftës

TransAtlantic, kompania që ka blerë Stream Oil, ka njoftuar se prodhimi tremujor neto në Shqipëri ishte mesatarisht 582 fuçI në ditë. Gjatë tremujorit, problemet e përkohshme me motin dhe problemet me infrastrukturën e energjisë kanë çuar në një humbje të prodhimit neto në krahasim me mesataren e fundit të 2014-s, që ishte mesatarisht rreth 1,000 fuçI në ditë.

Prodhimi neto është rikuperuar në fillim të muajit prill në një mesatare 7 ditore prej 812 fuçI në ditë. Vazhdimi I përmirësimit të infrastrukturës pritet të rikthejë prodhimin në nivelet e mëparshme, pohon kompania. Ajo pret që të fillojë punimet në një tjetër pus, çka do të rriste prodhimin në tremujorin e dytë.
TransAtlantic Petroleum Ltd është një shoqëri ndërkombëtare për prodhimin e energjisë me objekt blerjen, shfrytëzimin, zhvilimin dhe proshimin e naftës dhe gazit natyror dhe ushtron aktivitetin e saj në Turqi dhe Bullgari. Ajo bleu 100% të kuotave të Stream Oil & Gas Ltd në shtator 2014.
Stream Oil & Gas Ltd shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.
Revista Monitor,  13.04.2015