Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos ndal punën për shkak remonti

Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” ka bërë të ditur së ditë më parë është paralajmëruar nga KEK-u, se nga 1 prilli Blloku 1 i Termocentralit “Kosova B” pritet të ndalet për remontin e planifikuar.

Ndalja e Bllokut 1 sipas Termokosit detyrimisht do të ndikojë edhe në ndërprerjen e furnizimit me ngrohje nëpërmes kogjenerimit.

Si rrjedhojë NP “Termokos” është detyruar, që të marr vendim për përfundimin e sezonit ngrohës 20014-2015 më 31 mars.

Nëse gjatë ditëve në vazhdim do të ketë temperatura shumë të ulëta, NP “Termokos” thekson se do të jetë në gjendje gatishmërie, që të operojë me mazut.

Sipas planifikimit, në muajin prill sistemi i kogjenerimit do të lidhet edhe me Bllokun 2 të TC “Kosova B”, gjë që rritë kapacitetet dhe sigurinë e operimit si dhe mundëson fillimin dhe përfundimin me kohë të sezonit të ardhshëm ngrohës 2015-2016.

Shpresojmë në mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe njëkohësisht falënderojmë gjithë parapaguesit e rregullt të faturave të ngrohjes, të bindur se vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë do të na ndihmojë për realizimin e misionit tonë- sigurimin e ngrohjes cilësore dhe të mjaftueshme si në sezonin ngrohës, që po përmbyllet.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  31.03.2015