Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Centrali atomik në Turqi, jo para 2022

Ka pak të ngjarë që Centrali i parë Atomik në Turqi të jetë gati para vitit 2022, sepse projekti për 20 mlrd dollarë është në pezullim për shkak të disa pengesave dhe problemeve financiare në Rusi.

Turqia startoi një program ambicioz bërthamor nëpërmjet fillimit të ndërtimit të katër reaktorëve prej 1.200 megavatesh nga ana a korporatës shtetërore ruse “Rosatom” gjatë vitit 2013.

Ankaraja do që të zgjerojë prodhimin e energjisë elektrike dhe të kufizojë varësinë e saj nga gazi natyror nëpërmjet shpenzimeve të saj prej rreth 50 mlrd dollarësh në vit për importin e mbartësve energjetikë.

Agjencia e lajmeve ekonomia,  30.03.2015