Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, këtë javë 61 raste

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në  të gjithë vendin gjatë  kësaj jave kanë vepruar  110 grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE  në  7.912 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  61  autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë  13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë  shpallur në kërkim  21 persona.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë 27 persona .

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë  3 punonjës të OSHEE, me detyrë Elektriçist, (2 në Durrës e 1 në Sarandë), për abuzim me detyrën

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 4.350 lidhje të abonentëve debitorë dhe 61 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Shqiptarja.com,  29.03.2015