Vjedhja e energjisë, këtë javë 61 raste
Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .
Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 110 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 7.912 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 61 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 21 persona.
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë 27 persona .
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 punonjës të OSHEE, me detyrë Elektriçist, (2 në Durrës e 1 në Sarandë), për abuzim me detyrën
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.350 lidhje të abonentëve debitorë dhe 61 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Shqiptarja.com, 29.03.2015