Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet konsumi i energjisë me 0.8%

Konsumi i energjisë elektrike ra gjatë vitit që shkoi me 0.8 % në krahasim më 2013, ndryshe nga ecuria historike ku treguesi ka qenë gjithnjë në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2014 u konsumuan 7,793,736 MWh nga 7,857,033 MWh në vitin 2013.

Ekspertët në OSHE pohuan se, konsumatorët kanë nisur të racionalizojnë përdorimin e energjisë. Duke qenë se, energjia nuk paguhej deri në vitin 2013 nga më shumë se 45 për qind të totalit për konsum, përdoruesit nuk kishin prirje për të kursye. Por me forcimin e masave shtrënguese për mbledhjen e faturave të energjisë konsumatorët janë bërë të përgjegjshëm.

Burimet në OSHE bëjnë me dije se, pikërisht për këtë shkak konsumi i energjisë edhe në vitet ën vijim do të rritet në mënyrë shumë të moderuar. Sipas tyre mirëdaminsitrimi është duke ndikuar pozitivisht kompaninë në dy drejtime. E para në përmirësimin e situatës financiare dhe e dyta, në uljen e konsumit të keq të energjisë.

Konsumatorët e kryesore të energjisë elektrike ndryshe nga vendet e zhvilluara në Shqipëri, janë familjet të cilat harxhojnë 50 për qind, të totalit të energjisë së ofruar.

Banka Botërore në shqyrtim të disa skenarëve për ecurinë e konsumit të energjisë, parashikon që deri më 2020 ky tregues do të dyfishohet, duke venë OSHE nën presionin e gjetjes së mjeteve financiare shtesë për të përballuar kërkesën.

Revista Monitor,  25.03.3015