Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon aksioni kundër vjedhjes së energjisë

Vijon puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike .

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 6.440 raste .

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 54 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .
Janë shpallur në kërkim 21 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 14 persona .

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.076 lidhje të abonentëve debitorë dhe 54 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 145 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

Shqiptarja.com 23.03.2015