Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Përmirësohet ndjeshëm bilanci i OSHEE-së

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka ulur dukshëm humbjet nga mospagesat energjisë por ka thelluar humbjet teknike në rrjet nga amortizimi i tejskajshëm.

Instituti i statistikës, publikoi sot bilancin energjisë për vitin 2014 ku u vu re një reduktim të humbjeve jo teknike me 42 % në një kohë që humbjet teknike u rriten me 32 për qind.

Në krahasim me vitin 2013, humbjet në rrjet janë ulur 15,8 për qind nga 3.306 GWh në 2.783 GWh. Ato përbëjnë 35,7 për qind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum. Humbjet në shpërndarje përbëjnë 94,2 për qind të humbjeve në rrjet, të cilat rezultuan me rënie 15,3 për qind.
Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 për qind krahasuar me vitin 2013.
Sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike rezultoi 7.794 GWh.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike përbën 60,6 për qind të energjisë në dispozicion për konsum. Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 është 4.726 GËh nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, e cila rezultoi me rënie prej 32,1 për qind.

Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike është prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është ulur 32,1 për qind krahasuar me një vit më parë. Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) rezultoi me rritje prej 44,5 për qind duke arritur vlerën 3.356 GWh nga 2,323 GWh në 2013. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) ishte 288 GWh në vitin 2014 nga 1.425 GWh që përbënte një vit më parë.

Energjia elektrike në dispozicion e përftuar nga të gjitha burimet, në vitin 2014 u ul me 0,8 për qind krahasuar me vitin 2013. Sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike rezultoi 7.794 GWh. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike përbën 60,6 për qind të energjisë në dispozicion për konsum.
Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 është 4.726 GW nga 6.959 GWh e prodhuar gjatë 2013, e cila rezultoi me rënie prej 32,1 për qind. Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike është prodhimi nga hidrocentralet. Sasia e energjisë së prodhuar prej tyre është ulur 32,1 për qind krahasuar me një vit më parë. Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 72,1 për qind të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9 për qind.

Revista Monitor, 23.03.2015