Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH eksporton energji për 15 ditë

KESH ka shitur për llogari eksporti 37760 megavatorë energji elektrike për periudhën 14 deri me 31 mars. Sipas njoftimit zyrtar 7 kompani u kontraktuan duke e shitur energjinë me një çmim mesatar 24.4 megavat. Në një kohë që çmimi i bursës së Hungarisë për këtë periudhë, i cili merret si referencë për këto ankande ishte 36 euro për megavat. KESH e ka shitur energjinë 32 për qind me lirë se, çmimi i bursës.

Ekspertët që merren me shitjet benë me dije se Shqipëria ka kosto të larta të larta të transmetimit për shkak të linjave të kufizuara të transitit. Këto kosto në mesataren e tyre janë 6 euro për megavat por, nëse një nga linjat e transmetimit rastis në remont mund të jenë edhe më të larta.
Kompanitë që dominuan blerjen ishin operatorët tradicionale EFT dhe GSA.
KESH i ka shitur edhe OSHE për dhjetëditëshin e fundit të muajit mars rreth 270 megavat për mbulimin e humbjeve me çmimet referencë të bursës së Hungarisë.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare mbështetur në “Rregullat dhe procedurat e shitjes se energjisë elektrike”, njoftoi se ka miratuar me Vendimin nr.1, date 10.01.2011 të Bordit të “Komisionerëve të ERE-s, si dhe në zbatim të urdhrit të Titullarit të Autoritetit Shitjes për zhvillimin e procedurës së shitjes me subjekt “Për shitje te energjisë elektrike për periudhën 14.03.2015- 31.03.2015”.
Komisioni i Shitjes së energjisë elektrike zhvilloi procedurën e shitjes së energjisë elektrike duke ftuar të marrin pjesë shoqëritë tregtare dhe prodhuese për të paraqitur ofertat e tyre. Pas dërgimit të ofertave nga shoqëritë tregtare dh se prodhuese, komisioni i shitjes administroi dhe vlerësoi ofertat e paraqitura prej tyre. Shoqëritë qe shprehen interes janë si me poshtë:

1-Shoqëria GEN-I Tirana shpk;
2-Shoqëria GEN-I Athens SMLLC;
3-Shoqëria GEN-I doo Beograd;
4-Shoqëria EFT AG;
5-Shoqëria AXPO doo Beograd ;
6-Shoqëria GSA sh.p.k;
7-Shoqëria AXPO Romania;
8-Shoqëria N4T Beograd;
9-Shoqeria Energy Supply.

Më pas komisioni i shitjes vazhdoi procedurën e negocimit me 9 shoqërite prodhuese/tregtare që paraqitën interes në procedurën e zhvilluar nga KESH sh.a. më datë 12.03.2015 për ”Shitje te energjisë elektrike për periudhën 14-31.03.2015”.
Në përfundim të procedurës së negocimit dhe me qellim shitjen e sasisë se energjisë elektrike, KESH sh.a. me date 13.03.2015 përcaktoi fituesit.

Revista Monitor, 20.03.2015