Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia diellore, një trend në rritje

Energjia diellore po përhapet gjerësisht dhe me ritme të shpejta. E megjithatë, në shoqëri të ndryshme, ritmet e përhapjes janë të ndryshme. Centrale diellore do ndërtohen madje edhe në Ugandë.

“Është e vështirë për të bërë parashikime, veçanërisht për të ardhmen”. Por ne kemi arsye për të qenë optimist kur është fjala për rritjen e përdorimit të energjisë diellore, pasi sjell mjaft përfitime për shoqërinë. E ardhmja do të jetë kryesisht e bazuar në energjinë diellore – shkruan Tam Hunt në artikull.

“Ligji” Swanson, i quajtur sipas themeluesit të Sunpower, thotë se çmimi i paneleve diellore ulet me 20 për qind nëse dyfishohen panelet e blera. Kjo ka qenë tendenca e përgjithshme e cila u përcaktua si një “ligj”, edhe pse ka raste të devijimeve nga ky rregull. Për shembull, nga mesi i viteve 1990 deri 2008, shpenzimet e paneleve diellore kanë rënë relativisht pak, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të silikonit. Që nga viti 2008 kostot e panelit diellor janë ulur.

REN21, një organizatë jofitimprurëse, ka publikuar një raport vjetor në vitin 2014 mbi trendin global të energjisë së rinovueshme. Raporti paraqiti një rritje fenomenale me 39 përqind të energjisë diellore në vitin 2013. Shifra të ngjashme mund të presim edhe për vitin 2014.

Në përgjithësi bërja e parashikimeve është e vështirë, megjithatë kur është fjala për energjinë diellore, trendi është shumë i qartë i përhapjes së tyre, si rrjedhojë e reduktimit të çmimeve të paneleve. Gjithashtu edhe kostot për pajisjet si invertitorët, instalimet elektrike etj. kanë rënë.

Përfitimet nga energjia diellore janë sa ekonomike, po aq edhe mjedisore!

Ekolëvizja,  16.03.2015