Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti Saudit, pjesa e dytë

FAZA një e planit të Arabisë Saudite -ose ndoshta shpresa-për të ristrukturuar tregun e naftës po zgjat më shumë se sa pritej. Ndërsa refuzuantë ‘frenojnë’ prodhimin, ndërsa çmimet ishin në rënie, sauditët lejuan rritjen e një teprice të madhe dhe deklaruan planet kundrejt rivalëveme kosto më të lartë (Rusia, Venezuela, prodhuesit amerikanë të shistit argjilor), se ata nuk do të përkrahinmarzhet e fitimit tënjerëzve të tjerë në kurriz tëpjesës së tyre të tregut.

Ky sinjal është dobësuar nga sasia në rritje e naftës së magazinuar, e cila po thithshumicën e teprisë. Rezervat botërore të naftës u rritën me rreth 265milionë fuçi vitin e kaluar dhe Societe Generale, një bankë franceze, llogarit se ato do të rriten sërish me 1.6-1.8 milionë fuçi në ditë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, duke shtuar afërsisht 300milionë fuçi në total. Nafta po ruhet me shpresën që kërkesa dhe çmimet do ta‘rimarrin veten’ më vonë.

Të tilla rimagazinime plus shqetësimet e reja politike (flukset nga vendburimi më i madh i Libisë u ndërprenë sërish javën e kaluar nga sabotimi i pretenduar), i kanë shtyrë çmimet e naftës të tërhiqen. Pasi ka rënë me më shumë se 60% që nga qershori, çmimi i një fuçie të naftës sëpapërpunuar evropiane, Brent,u mbyll në RRETH 60dollarëjavën e kaluar.

Rimagazinimi nuk mund të vazhdojë për shumë kohë. Objektet e magazinimit në Europë dhe Azi janë tashmë 80-85% të mbushura. Edhe ca rezerva më tepër dhe ata do të ‘dalin nga shtrati’. Aktualisht, kompanitë po marrin cisterna me qira për të mbajtur naftën. Nëse nuk ka mëhapësirë për ruajtje, çmimet ka të ngjarë të bien sërish.

Nëse kjo do tëndodhë, varet nga sa shpejt do të nisë procesi i fazës së dytë të planitSaudit. Ky mundtë ‘përjashtojë’ prodhuesit me kosto të lartë për të rritur ndikimin e vendeve të Gjirit. Aktualisht, diçka e tillëpo ndodh vetëm ngadalë. Llojet e naftës, kohët e fundit,janëshqetësuar me të ashtuquajturin ‘rig count’ -numri i mekanizmave tëshpimit që operojnënë Amerikë e gjetkë. Analistët mendojnë se teksa bie numri i mekanizmave, do të bjerë edhe prodhimi i shistit, duke dëmtuar fitimet dhe investimet. Kjo duket e dyshimtë.Shifrat nga Baker Hughes, një kompani e shërbimeve të naftës, tregojnë se numri i mekanizmave në Amerikë, në mes të shkurtit, ra në nivelin e tij më të ulët që nga viti 2011, dhe ishte 35% nën kulmin e tij në tetor të2014. Kjo është një rënie e madhe. Por shumica e mekanizmave aspak efektivë gjenden në zonat marxhinale; rënia ka shënuar vetëm 9% në basenet kryesore të shistit, në North Dakota dhe Teksas, të cilat llogariten për katër të pestat e rritjes së prodhimit të naftës amerikane në dy vitet e fundit. Për më tepër, produktiviteti është në rritje në puset e mbetura.

Citibank llogarit se edhe një rënie prej 50% në numrin e mekanizmave do të mundësojë që prodhimi të rritet këtë vit dhe ta kthejë në pozitivëmesataren e cash-it të firmës sëshistit argjilor, duke inkurajuar investimet.

Më gjerësisht, thotë Antoine Halff i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, një organ ndërqeveritar, ‘Besimi i tregut mund të ketë ndryshuar, por principet jo’. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) thotë se prodhimi i anëtarëve të saj do të rritet me 400,000 fuçi në ditëkëtë vit; të tjerët mendojnë se rritja do të jetë më e madhe. Furnizimet jashtëOPEC-ut ka të ngjarë të rriten me dy herë këtë shifër.

Monitor_699

Pjesërisht falë njënafte më të lirë, kërkesa botërore është në rritje, por jo më shumë. IEA llogarit se kërkesa do të jetë ‘e sheshtë’ në gjysmën e parë të 2015, përpara se të rritet me 2milionëfuçi në ditënë gjysmën e dytë. Sipas shumicës sëvlerësimeve, tregu do të përballet me mbifurnizim për një periudhëkohe.

Në terma afatgjatë, ekzistojnëshenjat se naftëtarët besojnë se rënia e çmimeve do të zgjasë, gjë e cilapritet të shkaktojë një ristrukturim më të gjerë të industrisë.

Firmat e mëdha të naftës kanë njoftuar shkurtime në shpenzimet kapitale prej mbi 20% për këtë vit. BP, për shembull, do të shpenzojë 20 miliardë dollarë në projekte kapitale në 2015, krahasuar me 23 miliardë dollarë në vitin 2014. Aktualisht, zbulimet e reja gjithashtu po bien me shpejtësi. Sipas IHS, një firmë kërkimore, zbulimet e reja të naftës dhe gazit arritën në ekuivalentin e 16 miliardë fuçive vitin e kaluar, shifra më e ulët në 60 vjet. Kjo do t’i gëzojë pa masë strategët Saudit.

Revista Monitor, 10.03.2015