Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi ul importin e naftës, bie kërkesa

Importuesit e naftës mbrohen nga çmimet e ulëta duke ulur sasitë e blera gjatë muajit janar 2015. Sipas të dhënave zyrtare, importet e karburanteve zbritën në 18608 tonë nga 51942 tonë që u importuan në dhjetor 2014. Ndërsa, në janarin e vitit të kaluar u importuan 27723 tonë karburante. Kjo shpjegohet me rezervat e mëdha të krijuara me çmime të ulëta gjatë muajit dhjetor dhe rritjen modeste që patën tregjet ndërkombëtare në fund të muajit janar. Kërkesa për naftë në 2015 parashikohet të bjerë në nivelin më të ulët që nga viti 2002 për shkak të një rezerve të madhe nafte të papërpunuar që gjendet në Kinë dhe në Europë, deklaroi para disa ditësh OPEC. Dhe kjo është vetëm një nga disa vlerësimet e tharta. Raporti mujor i OPEC-ut deklaron se kërkesa për naftë nga karteli do të bjerë në 28.900.000 fuçi në ditë, ose 280,000 fuçi më poshtë se parashikimi i saj i mëparshëm dhe më i ulëti në 12 vjetët e fundit. Kjo analizë i shtohet një raporti të ri nga Administrata Amerikane mbi energjinë, e cila gjithashtu i ka ulur parashikimet e saj për 2015 për kërkesën globale për naftë me 240,000 fuçi në ditë. Për 2014, kërkesa ishte rreth 960.000 fuçi në ditë. Pra pritet një skenar i ruajtjes së çmimeve të ulëta. Ndërkaq, mallrat e tjera të akcizës kanë treguar stabilitet. Sipas shifrave të Ministrisë së Financave, tregtarët importuan 117 tonë cigare, duke shënuar një ngritje të lehtë krahasuar me muajin dhjetor 2014. Ndërsa në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është shumë e madhe kundrejt 66 tonëve cigare që hynë në atë kohë. Po kështu, në rritje ka ardhur edhe importi i kafesë. Në janar 2015, u importuan 638 tonë kafe, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë u futën 472 tonë kafe. Ndërsa, importi i birrës ka një rënie më të madhe mga sa pritej pas festave të fundvitit. Tregtarët importuan 776 mijë litra birrë kundrejt 1.0 milionë litra që erdhën në fund të dhjetorit. Ndërsa në janar 2014, janë importuar 825 mijë litra birrë.

Gazeta Shqip, 02.03.2015