Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi turk, projekt 19 mld USD

19 miliardë dollarë është vlera e projektit për gazsjellësin “Rryma Turke”, të cilin Rusia do të ndërtojë me Turqinë. Nga 63 mlrd metra kub gaz për vit, 50 mlrd do të furnizohen nëpërmjet qendrës së re të gazit në kufirin turko-grek.

910 km nga rruga do të kalojë nën Detin e Zi, 660 km do të kalojnë nëpër rrugën e projektit të anuluar “Rryma Jugore”. Rruga 260 km në tokë do të kalojë përmes Trakisë turke dhe do të arrijë te kufiri turko-grek, shkruan Zëri.

Pas vënies në shfrytëzim të etapës së parë planifikohet që furnizimet përmes Ukrainës të ndërpriten plotësisht, ndërsa Turqia do të kthehet në furnizuesin e dytë për nga rëndësia të gazit rus pas Gjermanisë.

Revista Monitor, 02.03.2015