Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në kërkim biznesmeni për vjedhje energjie

Policia e Krujës ka shpallur në kërkim biznesmenin Ahmet Muçaj, i njohur si Meti i “Kristalit”.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se “ditën e djeshme ka nisur procedimi penal në mungesë për shtetasin A.M,67 vjeç, banues në Tiranë, sepse  rreth orës 13.00 nga kontrolli i ushtruar në Spitalin Universitar Kristal në Rinas, Krujë, u konstatua se ky objekt furnizohej me energji elektrike me linjë të dytë në mënyrë të paligjshme.

U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit të Krujës bazuar në Nenin 137  i K.Penal”.

Muçaj njihet si një biznesmen me lidhje të forta edhe në politikë, ndërsa është aksioner në disa kompani.

Gazeta Dita,  22.02.2015