Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, blerje energjie me tre lote për marsin

KESH nuk parashikohet të ketë teprica nga prurjet e mëdha si në muajin shkurt. OSHEE kërkon të njëjtën sasi 270 mega për mbulimin e humbjeve. Rritet transparenca, publikohet oferta dhe draft-kontrata

Përfundimi i periudhës së rreshjeve e ka kthyer tregun e energjisë elektrike në “normalitet” dhe OSHEE ka njoftuar ankandin e rradhës. Sipas njoftimit ofertuesit duhet të plotësojnë çmimin e ofruar dhe vlerën për një fuqi deri në 270 megavaotë që është e njëjta sasi sa ajo e kontraktuar për muajin shkurt çka nënkupton se nga KESH nuk pritet të meret energji për muajin mars nga OSHEE për mbulimin e humbjeve. Përmbytjet janë tejkluar dhe superprodhimi i KESH që kulmoi gjatë gjysmës së parë të muajin shkurt ka kaluar tashmë. Në këtë mënyrë përfundimi i periudhës së rreshjeve e rikthen OSHEE në organizimin e ankandit të rradhës për blerjen e energjisë për mbulimin e humbjeve.

Ndarje në tre lote

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike e ndan në 3 lote energjinë që do të blejë gjatë muajit mars për mbulimin e humbjeve.

Gjatë muajit shkurt në media u kritikua modeli aktual i tregut që nuk lejon OSHEE të blejë nga KESH energji për pjesën e derregulluar të tregut(për mbulimin e humbjeve teknike dhe vjedhjeve) pasi diferencat në çmimet arritën shifra rekord.

Kështu OSHEE e kishte kontraktuar blerjen e energjisë me mesatarisht 57 euro për megavaorë ndërsa KESH në tre ankande e shiti energjinë mesatarisht me 29, 15 dhe në ankandin e fundit me 10 euro për megavatorë pra rreth 5.7 herë më lirë.

Presioni publik i detyroi dy kompanitë të nënshkruajnë një marrëveshje për për shit-blerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESH sh.a. dhe OSHEE sh.a. për tepricat e energjisë elektrike, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2015.

Sipas marrëveshjes OSHEE do të njoftojë në fillim të muajit KESH për kërkesën për energji dhe kjo e fundit do të konfirmojë sasinë që mund të ofrojë gjatë muajit. Çmimi i tregtimit do të jetë ai i Bursës Hungareze(hups.hu) ndërkohë që pagesa do të bëhet brenda 60 ditëve nga lëvrimi i energjisë.

Por tashmë që rreshjet janë rralluar OSHEE detyrohet t’i rikthehet ankandeve të blerjes dhe ka publikuar f publikur ftesën për ofertë dhe draft-kontratën që do të nënshkruajë duke e bërë procesin të paktën më transparent. Nëse procedurat këtë muaj do të jenë dhe më konkurruese kjo do të shihet nga rezultatet e ankandit.

Sipas njoftimit OSHEE bazuar në nivelin e pritshëm të humbjeve dhe në përputhje me marrëeshjen me KESG ka hapur procedurën negociuese për blerjen e energjisë të ndarë në tre lote, Lot 1: 01-10 Mars 2015, Lot 2: 11-20 Mars 2015 dhe Lot 3: 21-31 Mars 2015.

Revista Monitor,  23.02.2015