Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobë subjektit Phenix, shmangu detyrimet doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka gjobitur me 6,920,275 lekë kompaninë “Phenix”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës bruto, pasi në ambientet e saj u konstatua një tepricë prej 78.937 kg naftë bruto, e gatshme për tu hedhur për tregtim.

“Në vijim të luftës kundër evazionit fiskal dhe sigurimit të fiskalitetit për produktet e akcizës, Departamenti i Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, gjatë muajit Shkurt 2015 ka kryer një sërë kontrollesh pranë kompanive që operojnë në sektorin e produkteve energjetike. Kërkojmë të bëjmë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në ambientet e kompanisë “Phenix” (kompani që operon në fushën e nxjerrjes së naftës bruto), u konstatuan një tepricë prej 78.937 kg naftë bruto, e gatshme për tu hedhur për tregtim. Specialistët e Departamentit të Akcizës, bazuar ne nenin 4 pika 2 gërma b dhe nenin 91 pika 4 dhe 9, e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat” (të ndryshuar), e kanë klasifikuar shkeljen e mësipërme si shkelje administrative dhe e kanë penalizuar subjektin në shumën 6,920,275 lekë. Nga këto detyrimi i munguar është 1,973,425 lekë dhe penaliteti në shumën 4,946,850 lekë.”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Departamenti i Akcizës kërkojnë të informojnë publikun dhe operatorët ekonomikë se kontrollet ne këtë fushë do të vazhdojnë në mënyrë intensive për të siguruar fiskalitetin e produkteve te akcizës dhe mbrojtjen e interesit publik.

Balkan Web,  20.02.2015