Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

26 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

Sot rikujtohet një nga ngjarjet e rëndësishme të udhëtimit të Kosovës në rrugën e pavarësisë, greva e urisë e minatorëve të Trepçës.

Para njëzet e gjashtë vjetësh mbi 1 mijë e 300 minatorë të këtij vigani ekonomik të vendit, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës së kërcënuar nga apetitet e regjimit të Millosheviqit, zgjodhën protestën me grevë urie, e cila tërhoqi vëmendjen e botës se këtu po ndodhte historia.

Jo njëherë, aso kohe e më vonë, është thënë se kjo grevë shënoi zhbërjen e Jugosllavisë.

Minatorët, hapi sakrifikues i të cilëve për tetë ditë mbajti në këmbë opinionin e brendshëm e botëror, ua mësuan të tjerëve rrugën e rezistencës.

Ndonëse ranë në kurthin e mashtrimeve të politikës së gatuar në Beograd, kërkesat e tyre politike mbijetuan, për të triumfuar më luftën e fundshekullit.

Në kujtim të fillimit të kësaj greve, tradicionalisht nis Java e Minatorëve, manifestimi qendror do të mbahet sot në Stan Tërg.

Telegrafi,  20.02.2015