Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE i mer zyrat ERE-s

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 21 Janar 2015 ndër të tjera u vendos kalimi në përgjegjësi administrimi shoqërisë OSHEE, sh.a., të objektit ku ushtron aktivitetin Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas një njoftimi për shtyp “aktualisht Enti Rregullator i Energjisë (ERE) është në procesin e marrjes së masave për zbatimin e vendimit të mësipërm me qëllim realizimin e lirimit të objektit ku aktualisht ushtron aktivitetin dhe në kuadër të këtij procesi kërkon informacion lidhur me shërbimin e transportimit te aseteve (mobilje zyre dhe paisje elektronike) dhe dokumentave zyrtare të institucionit”.

ERE pret ofertat dhe çdo informacion lidhur me kompanitë që ofrojnë këtë shërbim dhe cmimet përkatëse të dërgohet në adresën erealb@ere.gov.al brenda datës 10 shkurt 2014.

Revista Monitor,  03.02.2015