Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekspertët flasin për Trepçën

Ndërmarrja “Trepça” do të duhet të hyjë në një projekt zhvillimor i cili do të ndikonte në zhvillimin ekonomik. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga kolegji Evropian “Juridika” dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” me temën “Trepça- sfidë ekonomike dhe juridike”

Në këtë debat u hodhën ide të ndryshme për të ardhmen e gjigantit metalurgjik “Trepça”, duke e bërë joshëse për investime të huaja. Nga debati i sotëm ku u diskutua edhe për Trepçën veriore, u konstatua se rekomandimet që do të nxirren nga kjo tryezë, të përpilohen dhe në një afat sa më të shkurtër të dërgohen në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i ndërmarrjes “Trepça” Ahmet Tmava duke prezantuar gjendjen në minierat e Trepçës, tha se Trepça duhet të shndërrohet në një ndërmarrje me partneritet publiko-privat, në mënyrë që të t’i vazhdohet jetësimi i saj.

Ai tha se Trepçës duhet t’i kthehet një plan zhvillimor, përderisa edhe më tutje problematike mbetet statusi i saj. ` Ndërkaq, duke folur për statusin, profesori i të drejtës pronësore, Haxhi Gashi tha se Trepça shndërrimi i saj në një ndërmarrje publike, mund të destabilizoj buxhetin e Kosovës, për shkak të borxheve. Ai ka theksuar se Trepça është në pronësi të shtetit të Kosovës.

Gashi: Trepça është në pronësi të Republikës së Kosovës

“ Trepça është pronësi e Republikës së Kosovës, menaxhohet nga organet e saj pavarësisht statusit aktual çfarë e ka. Ka pretendime ndaj Trepçës të kreditorëve të supozuar ne i quajmë por nuk do të thotë se ato janë të ligjshme, këtë e them në bazë të analizave që i kemi bërë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se vlera e borxheve të pretenduara mund të arrin shumën 200 milionë.

Gashi: Gjykata e fryra 

“Vlera e borxheve të pretenduara mund të arrijë shumën 200 milionë euro. Në disa ndërmarrje kanë qenë të fryra borxhet dhe gjykata nuk i ka pranuar”, ka thënë Gashi.

Ndërsa Muhamet Sadiku duke folur për rëndësinë e Trepçës, tha se ajo është e ndarë në vija etnike .

Sadiku: Trepça e ndarë në linja etnike

Video:“Definitivisht Trepça është ndarë në linjat etnike do të thotë Trepça nuk funksionon më si një kompani e integruar, qeveriset nga institucionet e Kosovës dhe që qeveriset në mënyrë klandestine kriminale po dihet nga grupet kriminale ku ta di unë e Serbisë. Ajo që gjithnjë është trumbetuar si arsyetim është gjendja e cila është krijuar këto 16 vite është se Trepça ka paqartësi të mëdha”, ka thënë Sadiku.

Sipas tij, Trepça edhe si ndërmarrje publike duhet të qartësoj statusin nëse do të bëhet atraktive për investime të huaja.

Sadiku: Trepça duhet të integrohet

“Unë konsideroj që kalimi i Trepçës në ndërmarrje publike nuk është mbyllje e derës së kapitalizmit sepse po të ishte ashtu do të frikësoheshin të gjithë nga ne. Në radhë të parë do të frikoheshin investitorët por unë shpresoj se ndryshimi i statutit duhet ta ndërprej këtë qeverisje në baza etnike të Trepçës. Duhet ta integroj Trepçën duhet të integrohet menaxhmenti i Trepçës edhe kjo duhet të shërbej për hapje të Trepçës ndaj investimeve të jashtme”, ka thënë Sadiku.

Për ish- drejtorin e Trepçës Ferat Shala, kjo ndërmarrje ka nevojë për ristrukturim dhe rivitalizim që do të sillte një lëvizje ekonomike nga kjo situatë në të cilën gjendet.

Ferati: Ka arsyeshmëri për të nisur rivitalizimin

“Ne kemi një arsyeshmëri për të nisur procesin e rivitalizimit dhe rehabilitimit. Pa marrë parasysh pozicionin juridik statusin e saj në bazë të legjislacionit aktual mbi bazën e legjislacionit që mund të ndryshoj jemi të bindur se perspektiva zhvillimore e aseteve thelbësore të Trepçës ka nevojë për ristrukturim”, ka thënë Shala.

Nga debati i sotëm ku u diskutua edhe për Trepçën veriore, u konstatua se rekomandimet që do të nxirren nga kjo tryezë, të përpilohen dhe në një afat sa më të shkurtër të dërgohen në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Zëri,  04.02.2015