Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet gazsjellësi Rusi-Turqi

Gazprom dhe përfaqësues të qeverisë turke kohët e fundit u takuan për të diskutuar një rrugë të re tpër ubacionin e gazit që kalon përmes Detit të Zi në Turqi.

Kryetar i Komitetit të Menaxhimit Gazprom Aleksei Miller dhe Ministri turk i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Yildiz u takuan për të shqyrtuar studimin paraprak të fizibilitetit mbi tubacionin e ri të gazit dhe miratuan rrugën e propozuar të tij.

Tubacioni do të ketë një kapacitet prej 63 Bcm/ a, me 660 km të rrugës së tubacionit që do të shtihet brenda korridorit të vjetër të tubacionit Rrjedha e Jugut dhe 250 km brenda një korridori të ri drejt pjesës evropiane të Turqisë.

Gazprom do të jetë përgjegjëse vetëm për ndërtimin e seksionit në det të hapur të tubacionit, ndërsa objektet e transportit të gazit turk do të ndërtohen së bashku.

Gazprom dhe kompania turke Botas do të hartojnë skedulën e projektit brenda shtatë ditëve.

Revista Monitor,  02.02.2015