Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëbora, disa komuna pa energji në Kukës

Reshjet e dendura të dëborës të cilat janë rikthyer në Qarkun e Kuksit kanë sjellë sërish izolimin e disa zonave të thella ndërsa shumë zona të tjera kanë mbetur pa energji elektrike.

Kështu, sipas informacioneve të marra pranë Shtabit të Emergjencave bëhet e ditur se trashësia e borës në qytetet e qarkut Kukës është 10-15 cm, ndërsa në lartësitë mbi 500-700 m trashësia e borës 30-60 cm.

Situata e energjisë elektrike

Lidhur me energjinë elektrike: Në Qarkun e Kukësit janë pa energji elektrike disa lagje të qytetit të Kukësit, komunat: Tërthore, Shishtavec, Topojan, Zapod, Surroj, Malzi, Bushtricë, Kalisë e Grykë–Çajë. Rrethi i Hasit nuk ka energji për shkak të defektit në nënstacionin PLA-Krumë. Pa energji në rrethin e Tropojës është komuna Lekbibaj dhe një pjesë e fshatrave të komunës Fierzë.

Shqiptarja.com  02.02.2015