Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qytetarët kundërshtojnë protestën e PD për naftën

Protesta paralajmëruar prej ditësh nga Partia Demokratike për fikjen e makinave 5 minuta në orën 11: 00 paraditën e djeshme ka dështuar. Protesta e opozitës kundër çmimit të naftës ishte paralajmëruar si një protestë masive ku sipas kreut demokrat do t’i përgjigjeshin të gjithë qytetarët, por dje u dëshmua e kundërta. Vetëm disa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës duke fikur makinat e tyre për 5 minuta, ndërkohë që pjesa tjetër treguan revoltën e tyre ndaj bllokimit të trafikut.

Një pjesë e drejtuesve të automjeteve kanë protestuar me bori të ndezura kundër protestuesve që mbështetën thirrjen e opozitës, duke treguar kështu haptazi se shumica qytetare nuk iu bashkuan opozitës, por përkundrazi ishin të indinjuar nga bllokimi i trafikut. E gjithë kjo situatë e cila ishte mëse evidente në rrugët e kryeqytetit, ka qenë pothuajse e njëjtë edhe nëpër rrethe. Duke lënë të kuptohet haptazi se thirrjes së Partisë Demokratike për protestë i janë përgjigjur vetëm militantët dhe ish-funksionarët e saj.

Shqiptarja.com  27.01.2015