Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Si vërtetohet shlyerja e debisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), përmes kësaj komunikate kërkon të njoftojë të gjithë abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK) dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt (librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor).

OSHEE thekson se nuk aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës.

Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi. Asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë.

Kompania po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura, edhe në fundjave, në shërbim të abonentëve.

energjia.al 25.01.2015