Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë naftëxjerrëse largojnë shqiptarët

Kompania naftë-nxjerrëse ”Simmons Edeco Limited” pushon nga puna 256 punonjësit e saj shqiptarë brenda një muaji. Publikohen faksimilet e letrës së shkurtimit nga puna të punonjësve, drejtuar atyre më 15 dhjetor. Edhe ARMO po pregatit listat qe të shkurtojë afro 250 punonjës, pohojnë burime informacioni nga ish KPTHN-ja Ballsh.

Kjo kompani që ushtron veprimtarinë kërkuese e prodhuese prej vitit 1998 në Shqipëri, ka marrë vendimin që të përgjysmojë numrin e punonjësve të saj për shkak të rënies së paparashikuar të çmimeve të naftës në rang global. Nga 612 punonjës, ka vendosur të shkurtojë 256 prej tyre, shifër kjo e konsiderueshme.

“Në këtë situatë të vështirë, Kompania së bashku me klientët janë duke bërë të mirën e tyre për të ruajtur sa më shumë vende pune. Për fat të keq, të diktuar nga situata me të cilën po përballemi është e pamundur për ne që të mbajmë fuqinë punëtore të tanishme prej 612 punonjësish dhe ne do të jemi të detyruar të ndërpresim deri në 256 kontrata pune duke filluar nga janari 2015”, shkruan kompania në letrën e pushimit nga puna që iu dërgon punonjësve.

Pushimet kolektive nga puna janë realizuar thuajse në përfundim të vlefshmërisë kohore të kontratave të punonjësve, fakt ky që duket se nuk i favorizon edhe aq shumë ata.

ATSH, 24.01.2015