Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parashikohet energji dielllore konkurruese

Banka e investimeve Deutsche parashikon se energjia diellore do të jetë konkurruese me burimet e tjera energjitike në 80% të tregut botëror brenda 2 viteve. Rënia e çmimit të naftës nuk do të arrijë të ngadalësojë këtë sipas bankës.

Kjo sepse çmimi i energjisë elektrike të rrjetit është në rritje, kurse kostot e energjisë diellore janë në rënie. Kryeanalisti Vishal Shah parashikon se kostot e moduleve diellore do të bien me 40% në 4-5 vitet e ardhshme.

Edhe nëse çmimet e energjisë elektrike mbeten të pandryshuara-në 2/3 e botës energjia diellore do të jetë më e lirë se energjia elektrike konvencionale. Nëse energjia elektrike shtrenjtohet me 3% në vit, atëhere 80% e vendeve do të kenë energji diellore konkurruese me burimet e tjera të energjisë.

“Besojmë se trendi është i qartë: energjia diellore është tashmë konkurruese dhe pa subvencionim, konkurrueshmëria e saj po rritet çka do të sjellë përhapje të përshpejtuar të saj në gjithë botën.” thotë Shah.

Deutsche Bank thotë se energjia diellore rezidenciale e pasubvencionuar sot kushton 0.13-0.23 USD/kwh, çka është më lirë se çmimi i shitjes me pakicë të energjisë elektrike në shumë tregje në botë.

“Rentabiliteti i energjisë diellore është përmirësuar shumë në sajë të pakësimit të kostove të paneleve, të kostove financiare dhe të kostove të sistemit” thotë banka. “Në të ardhmen rritja e efiçencës së paneleve, pakësimi i kostos së ballancimit për shkak të ekonomive të shkallës dhe konkurrencës, do të pakësojnë dhe më tej kostot.”

countries-with-regions-of-grid-parity

Kostua e financimit gjithashtu do të bjerë, pjesërisht në sajë të zhvillimit të modeleve të reja të financimit dhe pjesërisht për shkak të rënies së çmimit të paneleve (në sajë të rritjes së shitjeve).

Analisti Shah thotë se energjia diellore po bëhet një pjesë gjithmonë e më e rëndësishme e tregut energjitik. Grafiku më poshtë tregon si energjia diellore po e shton pjesën e vet në totalin e burimeve të energjisë elektrike.

solar-is-increasingly-important-to-the-energy-mix

Luhatjet dhe pasiguritë në politikat energjitike në Japoni dhe Britaninë e Madhe, kanë bërë që banka të pakësojë parashikimet për përhapjen e energjisë diellore në 2014 dhe 2015, por gjithsesi kërkesa në këto dy vende do të rritet ndjeshëm sipas bankës.

Në SHBA kërkesa për energjinë diellore do të shtohet 5-fish, duke arritur në 16,000 Mw në vitin 2016, duke e kthyer SHBA-në në tregun më të madh në botë përpara Kinës (kur rritja pritet të ketë 13,000 Mw në vit).

Ekolëvizja, 17.01.2015