Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rënia e naftës dëmton industrinë e helikopterëve

Lëvizjet “akrobate” që po ndodhin me çmimet e naftës kanë filluar të ndihen në të gjithë industrinë e helikopterit, e cila varet nga kompanitë e naftës që i sjell “rrotull” ekipet e tyre për një “copë” të madhe të biznesit të tij.

Kërkesa për prodhim në zona si Deti i Veriut dhe Gjiri i Meksikës kanë qenë burimi kryesor i kërkesës së prodhuesve të helikopterëve, duke përfshirë kompani si : Sikorsky unit, Finmecanica’s , AgustaWestland dhe Helikopterët Airbus.
Industria e naftës dhe e gazit tashmë përfiton rreth 40 % të 6 miliardë dollar shitje vjetore të helikopterëve për përdorime civile, duke e bërë atë një ndër segmentet më të mëdha, jo ushtarake, duke iu referuar raportit të publikuar nga kompania kërkimore Teal Group.

Ndërkohë që prodhuesit nuk kanë treguar ende se ulja e çmimit të naftës të çojë në anulim të porosive ose reduktim të prodhimit, megjithatë disa sinjale paralajmëruese po vijnë, e duken se janë emergjente.
Gjatë mbledhjes vjetore të kompanisë Sikorsky, presidenti i saj Mick Maurer deklaroi se rënia e çmimit të naftës mund të “ shtojë disa presione të shpejta në biznesin tonë komercial”. Nafta dhe gazi përbëjnë 2/3 e biznesit të kompanisë që drejton, përfundoi deklaratën e tij Maurer.
Nafta e ka marrë tashmë “shpërblimin e saj” në aksionet e firmave të transportit me helikopter, të cilat së bashku me kompanitë e tyre leasing, janë klientët kryesorë të prodhuesve të naftës. Helikopterët e këtyre kompanive janë përdorur edhe për misionet e kërkim dhe shpëtimit, përpos qëllimeve të tjera, si transporti i ekuipazhit për të bërë të mundur eksplorimin dhe nxjerrjen, e më pas transportimin e naftës.

Qëkur nafta filloi rënien në mes të vitit 2014, aksionet në firmat e mëdha të transportit filluan të bien gjithashtu. Kompania CHC Group, aksionet e së cilës kanë rënë me rreth 70 për qind, e ndjekur pastaj nga Era Group, 29 për qind dhe Bristow Group me një rënie rreth 24 për qind. Në të kundërt, indeksi S & P 500 ka fituar rreth 3 për qind gjatë asaj kohe.

“ Mund të themi që kompania jonë ndodhet në një kohë të paparashikuar tashmë”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë CHC, T.R. Reid, duke shtuar se CHC po qëndron optimiste rreth kërkesës afat-gjatë. “ Industria po mendon të punojë dhe të zhvillohet më tej, përpos gjendjes aktuale”, tha Reid.
Ndërsa përfaqësues të firmës Bristow, deklaruan se “ Gjatë kohës ku norma e rritjes mund të ndikohet nga zhvillimet e fundit, ne jemi në një pozicion të mirë për të përballuar rënien e çmimit të naftës”.
Nga Era Group u njoftua se , për momentin, ndodhen në një periudhë të “qetë”.

Për sa kohë firmat e transportit të naftës janë më të presupozuara për t’ u “dëmtuar” nëse projektet e eksplorimit dhe nxjerrjes së naftës anulohen, edhe kompanitë e tyre leasing mund të vuajnë pasojat.
Këto kompani leasing përfshijnë emra si: Waypoint Leasing, Macquarie Rotorcraft Leasing dhe Milestone Aviation Group, të cilat në tetor të vitit të shkuar, ranë dakord të blinin General Electric, për 1.78 miliardë dollar. Momentalisht, të gjitha nuk japin asnjë koment për situatën.

Tregu i Kërkuesve të naftës

Shitjet e helikopterëve për industrinë e naftës dhe gazit janë dyfishuar më tepër që nga viti 2006, duke sinjalizuar një rritje të madhe në tregun jo-ushtarak, sipas raporteve të Grupit Teal. Shitjet e helikopterëve janë me vlerë rreth 16 miliardë dollarë në vit.
Për të qenë të sigurt, helikopterë janë vetëm një pjesë e biznesit të hapësirës ajrore të larmishme të prodhuesve industriale.
Por industria e naftës ka qenë deri më tani tregu më i madh për shitje të helikopterëve jo-ushtarake dhe shumë produkteve të reja që janë zhvilluar për këtë treg, tha Richard Aboulafia, një analist në Grupin Teal.

“Nëse çmimet e naftës qëndrojnë rreth $ 50, mund të ketë disa dëme të vërteta për këto kompani”, tha ai.

Revista Monitor,  15.01.2015