Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petrosonic fillon përpunimin e naftës sintetike

Kompania, Petrosonic Energji, ka njoftuar se do të fillojë në Shqipëri përpunimin e naftës sintetike (SFO) përmes procesit të emulsionit të 3000 fuçive në ditë të naftës së rëndë dhe pret të ketë të ardhura në tremujorin e parë 2015. Njoftimi zyrtar i kompanisë (e listuar në Bursën e Kanadasë) vjen pasi qeveria shqiptare e ka lënë në fuqi përjashtimin nga akciza për biokarburantet në paketën fiskale të vitit 2015.

Burimet në Ministrinë e Energjetikës pohuan se, kompania Petrosonic Energji nuk ka marrëveshje të drejtpërdrejtë hidrokarbure me shtetin shqiptare dhe se nuk janë në dijeni të këtij zhvillimi, por ajo mund të jetë nënkontraktore.
Petrosonic në një deklaratë njoftoi se, Parlamenti Shqiptar në paketën fiskale 2015, i ka dhënë zgjidhje përjashtimit nga akciza për prodhimin e karburantit sintetik (SFO) që kjo kompani prodhon në Shqipëri. Fokusi kryesor i kompanisë, sipas burimeve të saj zyrtare, është të ofrojë teknologji, të cilat përmirësojnë cilësinë e naftës së rëndë në një mënyrë miqësore ndaj mjedisit. Kompania përdor energjinë e pastër sonike për të ndarë naftën e rëndë nga bitumi me një kosto më të ulët se teknologjitë konvencionale dhe pa përdorur ujë dhe pa lëshuar emetime në atmosferë.

Në ekstraktin e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit mësohet se kompania merret me ndarjen e bitumit nga nafta nëpërmjet teknologjisë se de-asfaltimit dhe ndarjes së bitumit nga nafta e rendë e papërpunuar, naftes së rërës, mbeturinave të vajrave përmes pasurimit të teknologjisë së zërit, të patentuar dhe në pronësi të Sonic Tecnology Solution. Kompania merret me përpunimin e naftës së papërpunuar nëpërmjet teknologjive moderne.

“2015 është një vit kyç për Petrosonic,” pohon Art Agolli, CEO i kompanisë. Sipas tij, në këtë periudhë kur çmimet e naftës janë shumë të ulëta është shumë e rëndësishme për prodhuesit, transportuesit dhe rafinuesit që të reduktohen kostot e transportit të naftës.

PetroSonic është futur në tregun shqiptar në vitin 2010 fillimisht si nënkontraktor i shoqërisë së përbashkët që Sonoro Energy ka me shoqërinë shqiptare AlbNafta (60% me 40%). Sonoro ka filluar më Shqipëri zbatimin e procesit te saj me PetroSonic të shpimeve, me synim nxjerrjen e 1,000 fuçive në ditë.

Por, në 29 korrik 2012, Sonoro Energy ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka mbyllur një marrëveshje me Petrosonic Energy Inc. (“Petrosonic”) për të shitur paketën e saj në teknologjinë e de-asphalting, përfshirë dhe të gjitha asetet në Shqipëri.

Revista Monitor,  15.01.2015