Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Reforma energjitike dhe e ardhmja e saj

Në një hark kohor prej 5 vitesh konsumatorët energjisë elektrike do të kenë në familjet apo bizneset e tyre matësin intiligjent, që do të thotë që energjia që i nevojitet do të mund ta porosisë edhe me telefon . Kjo është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014”. Sipas shefit të qeverisë do të jenë 1.1 milionë matësa që do të vendosen, por përveç kësaj edhe sistemi në tërësi do të jetë inteligjent duke mundësuar kështu kontrollin e çdo sahati.

“Në 5 vite, duke filluar që nga vit, shqiptarët do të shohin me sytë e tyre se si do të ndryshojë sektori. Teknologji që asnjë pikë drite të mos ngelet pa u identifikuar dhe pa askush të mos paguaj më tepër. Me telefon do të kërkojë sasinë e energjisë që dëshiron dhe kur ajo do të përfundojë do të blejë sasinë tjetër. Do ta fillojmë që këtë vit. Do të bëhemi vendi i parë i Europës që vendos 1.1 milionë matësa inteligjentë. Kjo teknologji, jo se jemi ne jemi të parët, por sepse në Gjermani nuk është nevoja të ndërrohen.”- tha Rama.

Duke bërë një bilanc të sistemit energjitik kryeministri u tregua i ashpër me ish-qeverinë Berisha duke e akuzuar atë për shitje të atdheut dhe këtë Rama e lidhi me faktin se në vitin 2006 OSHEE nuk rezultonte me borxhe, ish-qeveria ndryshoi kurbën duke e rritur në 7 vjet borxhin në 1 milion dollarë.

Por po ashtu edhe në 80% të rrjetit energjitik nuk eshte investuar prej kohës së Enver Hoxhës. Shefi i qeverisë ndersa garantoi se sektori energjitik do të reformohet i beri thirrje poashtu të gjithe inxhinierve të mësësm apo teknik të aplikojne per tu marre ne provim që të zgjidhen në Oshee njerëz profesionist

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” u ndal edhe te procesi në përzgjedhjen e procesit të specializantëve në mjekësi, duek theksuar se u shemb një kala e korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi. Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën.

Pavarësisht rezultateve pozitive të arritura nga Policia e Shtetit në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahir thekson se Policia e Shtetit ka ende shumë punë për të bërë për të larguar këtë fenomen përrfundimisht nga vendi jonë.

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” organizuar nga OSSHE, deklaroi se qeveria ka një program të qartë për zhvillimin e sektorit energjetik, ku pas kthimit nga spiralja e falimentit. Synohet liberalizimi i 40% të tregut në sektorin e energjisë.

Në 2006 sektori i shpërndarjes 0 borxhe, në 2013 mbi 1 mld dollarë borxh

Gjendjen e sektorit të energjisë elektrike, kryeministri Rama e ka cilësuar si injorancë politike dhe papërgjegjshmëri. Ai theksoi se në vitin 2006 u shlyen të gjitha borxhet e sektorit të shpërndarjes, ndërsa sot ky borxh arrin mbi 1.1 miliardë dollarë. Por më e rëndë për kryeministrin Rama është shtimi i borxhit me 200 milionë dollarë vetëm në 10 muaj gjatë vitit 2013, kohë që përkonte edhe me fushatën elektorale.

“Në vitin 2006 u bë një ristrukturim i sektorit dhe ajo që sot quhet OSHEE, u pastrua ng atë gjitha borxhet. Në vitin 2006 e nisi punën e vet me 0 borxhe dhe deri në vitin 2013, 7 vjet qeverisje e PD, Borxhi kapërceu 1 mld dollarë.”- tha Rama

Por më e rëndë për kryeministrin Rama është shtimi i borxhit me 200 milionë dollarë vetëm në 10 muaj gjatë vitit 2013, kohë që përkonte edhe me fushatën elektorale.

“Vetëm në 10 muaj të 2013-s ku u kalua nga administrimi i privatëve në administrimin e qeverisë së kaluar. Borxhi nga 720 milionë dollarë në 920 milionë dollarë, borxhi brendshëm dhe shtimi i borxhit të jashtëm i kalon 1 miliardë dollarë.  Këta 10 muaj të 2013 ku borxhi i brendshëm u rrit me 200 mln dollarë. Pra ku vjedhja e u rrit në mënyrë galoponte. Është një tregues se nëse për të mbajtur pushtetin, shitet e ardhmja e vendit. Këto 10 muaj edhe muajt e fushatës elektorale. Bënë politikë me pasurinë kombëtare për të gjeneruar pushtet. Duke bashkëpunuar për të vjedhur energjinë, në emër të mos mërzitjes së hajdutëve votues.”- shtoi Rama.

Largohen njerëzit e partisë nga OSHEE, vijnë inxhinierët

Kryeministri Rama ndërsa ka vlerësuar punën e drejtorit aktual të OSSHEE-së, Ardian Çela u shpreh se ai do të jetë në gjendje të implementojë një plan të suksesshëm dhe se do të bëjë transformimin e burimeve njerëzore duke punësuar inxhinierët.

“Jam i bindur se do jetë në gjendje të bëjë transformimin e burimeve njerëzore brenda OSHEE-së. Do të merren në punë inxhinierët që do të zëvendësojnë njerëz që vijnë nga çdo rrugë, por jo nga rruga e sektorit të energjisë, të cilët i ka mbledh partia si një strehë varfnore.”- tha Rama.

80% e rrjetit të shpërndarjes, atje ku e la Enver Hoxha

Mungesa e investimeve në sektorin energjisë, e rëndon akoma më tepër situatën shprehet Rama ndërsa thekson se ky ishte edhe shkaku pse një pjesë e qytetarëve mbetën pa energji elektrike në vigjilje të vitit të ri, pas reshjeve të borës.

“Në 80% të vetin rrjeti i shpërndarjes së energjisë, atje ku e la Enver Hoxha. E panë të gjithë në vigjilje të vitit të ri, ku bora në shumë zona solli edhe cënimin e shpërndarjes. Të gjitha këto vijnë një ditë dhe mblidhen lak në fyt.Sistemi i Shpërndarjes në 80 % të vetin është 40 vjeç, do të kthehet në një sistem shpërndarje të besueshëm. I mirëkuptoj qytetarët që sot thonë me të drejtë që dakord, sot unë po i paguaj, po si t’ia bëj që  fatura ime nuk vjen në rregull. Aq sa i mirëkuptoj, aq dua të më mirëkuptojnë. 40 vjet pa bërë asnjë investim në 80% të rrjetit. Nuk mund të bëhen investime nëse kompania nuk merr atë çfarë jep.”- tha Rama.

Mirënjohje policisë, nga aksioni nuk u prekën të varfrit

“U jam mirënjohës të gjithë punonjësve të policisë të angazhuar në këtë mision. Në vetëm 2 muaj dhanë provën fantastike se ky vend mund të bëhet dhe se për ta bërë këtë vend nuk duhet ndonjë shkencë, por duhet vetëm të respektojmë ligjet e bashkëjetesës sonë.”- tha ndërsa shtoi se Shifrat sot flasin shumë qartë.

Sipas tij ata që e nisën qeverisjen me 0 lek borxhe në sektor dhe e lanë me 1 miliardë dollarë borxhe,  trajtuan këtë operacion jetik, si një operacion kundër të varfërve, por Rama e rrëzon këtë.

“E trajtuan këtë operacion jetik, si një një operacion kundër të varfërve. Rrëzohet se nga mbi 740 të arrestuar, janë mbi 500 biznesmenë dhe që për lokalin apo magazinën e tyre nuk paguanin. Dhe pjesa tjetër qytetarë me mbi 150 metra katrorë në dispozicion. Rastet e të varfërve janë mëse minimale.”- tha Rama duke vijuar më tej se “Mbi 5000 efektivë policie ishin debitorë. Sot numërohen me gishtat e dorës ata që nuk kanë lidhje me kontratën me OSHEE duke shfrytëzuar mundësi që u kemi ofruar.”

Heqja e fashës ndihmon të “varfrit”, çmimi mesatar u ul

“E pamundur të pranohet propaganda në lidhje me çmimin. Çfarë kemi bërë sot qeveria, formalizon rritjen e pensioneve dhe rritjen e pagesat për ndihmën ekonomik të familjeve në nevojë dhe invalidëve.”- tha Rama ndërsa shtoi se pikërisht për të mbrojtur këto shtresa ishte vendosur edhe fasha, por që shumë shpejt u bë streha e abuzuese.

Duke folur për çmimin Rama theksoi se në kohën që ishte fasha çmimi mesatar ishte 10.3 lek ndërsa sot është 9.5 lekë.
“Ankohen dhe vënë kujën ata që nuk paguajnë. Kush janë të varfrit. Ata që janë realisht të varfër janë të mbrojtur.”- tha Rama.

Shembim zinxhirin e fortifikuar të korrupsionit

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” u ndal edhe te procesi në përzgjedhjen e procesit të specializantëve në mjekësi, duek theksuar se u shemb një kala e korrupsionit.

“Kam marrë mesazhe të panumërta nga specializantë të mjekësisë, mesazhi që e shembën një tjetër kala korrupsioni. U bë një konkurs spektakolar, transparent. Zinxhiri i fortifikuar i korrupsionit do të shembet.”-tha Rama

Shqiptarja.com  14.01.2015