Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reforma në energji, garantuese e rritjes ekonomike

Raporti i publikuar nga INSTAT për Vlerën e Shtuar Bruto të tremujorit të tretë të 2014 ka qenë shkas për një dalje për mediat e zv. Ministrit të Ekonomisë Ervin Mete, i cili deklaroi se rritja e treguar garanton rritjen e parashikuar prej 2 % të vitit 2014.

“Rritja ekonomike e tremujorit të tretë 2014 ka qenë 3.3%, mbështetur nga një rritje cilësore në sektorët e tregtisë, hotelerisë, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe shërbimeve. Ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.”, tha Mete.

Gjithashtu ai shtoi se tendenca në rritje e investimeve private dhe forcimi në tërësi i sektorëve bazë të ekonomisë, tregojnë se vendi po i rikthehet rritjes së konsoliduar ekonomike.

“Reformat e qeverisë në energji; në financa publike; në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura; paketat mbështetëse të manifakturës, të bujqësisë dhe së shpejti edhe të plastikës; reforma e pensioneve; reforma territoriale dhe, në tërësi, zbatueshmëria e ligjit – janë arsyeja e kësaj rritje, por mbi të gjitha janë dhe garantuesi i një rritjeje cilësore dhe të qëndrueshme ekonomike ne vazhdimësi.”, përfundoi Mete.

Revista Monitor, 09.01.2015